Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Ambasadës Britanike dhe Ambasadës Amerikane në Prishtinë, sot ka mbajtur tryezën me titull “Ligjshmëria e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial (Në fokus: Luftimi apo promovimi i korrupsionit)”, në të cilën u publikuan dy raporte të IKD-së, “Korrupsioni në Kosovë: Luftimi apo promovimi i korrupsionit” dhe “Ligjshmëria e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial (Monitorimi i Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial: Analizë e zbatimit të pakos ligjore të gjyqësorit)”.
Të dyja këto raporte kanë dalë si rezultat i monitorimit të vazhdueshëm të sistemit prokurorial dhe gjyqësor, ndërsa analiza fokusohet në tremujorin e fundit të vitit 2015.
Siç njofton komunikata, pjesë e panelit të kësaj tryeze ishin ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Nehat Idrizi, kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Blerim Isufaj dhe Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Hasani.
Në fjalën hyrëse, ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, tha se “KPK dhe KGJ duhet të jenë shembuj në drejtësi”.
“Ngritja në karrierë në sistemin e drejtësisë duhet të jetë e bazuar në meritat e performancës se gjykatësve dhe prokurorëve. Si ambasador dhe mik i ngushtë i Kosovës jam i shqetësuar se shumë shpesh shohim lajme që flasin për dështimet e sistemit të drejtësisë. Përgjegjësit e dështimeve, duhet të ndëshkohen, si në çdo vend normal ku sundon ligji. Lufta kundër korrupsionit të brendshëm, nuk zhvillohet duke promovuar shkelësit e ligjit që ushtrojnë funksione në sistemin e drejtësisë. Shkelësit e ligjit, duhet të ndëshkohen, nuk duhet të promovohen, sepse promovimi i shkelësve të ligjit, do të ndikon drejtpërdrejtë në dekurajimin e gjykatësve dhe prokurorëve të ndershëm, heronjëve të Kosovës, që të ndihen të frikësuar dhe degraduar. Duhet të jetë e kundërta”.
Ambasadori britanik, po ashtu, tha se sistemi i drejtësisë duhet ta luftojë të keqen brenda saj në mënyrë që të krijohet një mirëqenie për qytetarët e Kosovës.
“Zbatoni ligjin, luftoni krimin, luftoni korrupsionin, kjo është rruga e vetme për të rikthyer besimin e qytetarëve”, tha O’Conell. Tutje ai u shpreh se problemet vazhdojnë dhe këto probleme bëhen edhe më të mëdha kur përba llen me mungesën e zbatimit të ligjit për drejtësi. “Kjo po tregohet nga dy raporte të IKD-së, të cilat janë produkt i monitorimit të Këshillit Gjyqësor, Këshillit Prokurorial dhe gjykatave të Kosovës. E falenderoj IKD-në për punën që ka bërë, që ka treguar problemet dhe progreset në sistemin gjyqësor dhe prokurorial. Bashkëpunimi me OJQ-të, me IKD-në paraqet një vlerë të shtuar”, ka thwnw ai.
Ndërsa, ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, në tryezën e organizuar nga IKD vlerësoi rolin e shoqërisë civile në përpjekjen për luftimin e korrupsionit brenda sistemit të drejtësisë.
“Shoqëria civile ka një rol të rëndësishëm në këtë proces. Ju inkurajoj fuqishëm të gjithë juve që t’i merrni parasysh rekomandimet e IKD-së. Askujt nuk i pëlqen të kritikohet ose të ju thuhet që nuk janë duke e bërë një punë të mirë, por e vërteta është se ka vend për përmirësime në çdo gjë që bëjnë. Përf itoni nga raportet, merrni në konsideratë ato dhe gjeni mënyra për të bërë përmirësime”.
Ambasadori tha se duhet të ketë barazi në drejtësi.
“Kjo nënkupton që institucionet e drejtësisë duhet të kenë një përkushtim të kompletuar për të luftuar korrupsionin brenda vet sistemit të drejtësisë. Asnjë institucion nuk mund të pres nga të tjerët që t’i binden ligjit nëse vet nuk e bëjnë këtë”, ka theksuar ambasadori amerikan.
Tutje, Delawie përmendi edhe çështjen e zyrtarëve publik, ndaj të cilëve zhvillohen procedura gjyqësore. Sipas tij, zyrtarët publik të akuzuar ose të dënuar duhet të suspendohen derisa çështjet e tyre të zgjidhen. Në fund, ai u bëri thirrje të dy Këshillave që të ndërmarrin hapa të nevojshëm që prokurorët dhe gjyqtarët të ju përmbahen etikave profesionale më të mira të mundshme.
Në anën tjetër kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi tha se korrupsioni ka impakt shkatërrues mbi sundimin e ligjit.
“Institucionet tona të drejtësisë duhet të dëshmojnë në ndërmarrjen e hapave në drejtim të mbrojtjes të të drejtave të njeriut dhe të tregojnë nivele të larta të profesionalizmit”. Tutje ai ka folur për Planin e Veprimit për zgjidhjen e lëndëve të korrupsionit. “Dua ta falënderoj IKD-në që ka qenë akter në ofrimin e ndihmës në hartimin e këtij plani. Plani ka për qëllim të përcaktoj aktivitetet dhe afatet kohore për trajtimin e lëndëve të korrupsionit”, ka thënë ai.
Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Blerim Isufaj ka thënë se KPK ka arritur përparime të dukshme në shumë drejtime, që nga janari i këtij viti, kur edhe u formua përbërja e re e këtij Këshilli.
“Në janar të vitit 2016, Këshilli ka realizuar aktivitete të ndryshme në drejtim të zhvillimit institucional të tij. Përbërja e re e KPK-së ka mbajtur 5 takime, ka miratuar akte-nënligjore, ka formuar Komisione të ndryshme, si dhe ka miratuar disa rregullore të brendshme që kanë të bëjnë me organizmin e brendshëm, rekrutimin e vlerësimin e prokurorëve dhe përgjegjësinë disiplinore të prokurorëve”, ka vlerësuar Isufaj.
Megjithatë, kryesuesi i KPK-së gjatë kësaj tryeze përmendi edhe obligimet që ky Këshill duhet t’i përmbush në të ardhmen.
“Planet e KPK-së për të ardhmen janë përmirësimi i pozitës buxhetore, hartimi i rregulloreve të rëndësishme, kompletimi i KPK-së me anëtarët që vijnë nga radhët e anëtarëve jo-prokurorë, transferimi dhe avancimi prokurorëve sipas nevojës, ngritja e kapaciteteve, rritja e bashkëpunimit me partnerë vendorë, vazhdimi i bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtar etj”. Sipas tij, për t’i përmbushur këto plane, Këshilli do t’i trajtojë me seriozitetin më të madh të mundshëm rekomandimet e dala nga dy raportet e IKD-së.
E krye tari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Hasani në fjalën hyrëse u shpreh se nuk mungojnë mekanizma për luftimin e korrupsionit, por rezultati në këtë luftë lë për të dëshiruar.
“Ne konsiderojmë se ka defekte në të gjitha mekanizmat e ndjekjes, s’po përjashtojmë mundësinë edhe të mungesës së guximit. Kjo dukuri nuk mund të luftohet e limituar në institucione të caktuara”, ka theksuari.
Sipas tij, provat e mjaftueshme dhe mbështetja e partnerëve ndërkombëtarë, do t’i ndihmojnë sistemit të drejtësisë në luftën kundër korrupsionit, apo siç e ka konsideruar ai për dukurinë e dëmshme për shtetin e Kosovës.
Pjesëmarrës në këtë tryezë ishin Kryetarët e Gjykatave Themelore, Kryeprokurorët e Prokurorive Themelore, gjykatës, prokurorë, Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, përfaqësues të Ambasadës Britanike, Ambasadës Amerikane, Ambasadës Norvegjeze, përfaqësues të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Këshillit Gjyqësor të Kosovës, përfaqësues të Zyrës së Prokurorit Disiplinor, përfaqësues të Odës së Avokatëve të Kosovës, USAID-it, Zyrës së BE-së në Prishtinë, OSBE-së, UNDP-së dhe Shoqërisë Civile.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?