LAJMI I FUNDIT:

OBSH arrin në Turkmenistan, vendin me gjashtë milionë banorë që thotë se nuk ka asnjë rast me coronavirus

OBSH arrin në Turkmenistan, vendin me gjashtë milionë banorë që thotë se nuk ka asnjë rast me coronavirus

Një mision i Organizatës Botërore të Shëndetësisë arriti në Turkmenistan, vendin e vetëm në Azinë Qendrore që thotë se nuk ka regjistruar asnjë rast të vetëm me coronavirus.

Catherine Smallwood, udhëheqëse e misionit, tha se grupi i saj do të punojë me autoritetet turkmene në aspektet e gatishmërisë dhe përgjigjes ndaj sëmundjes që e shkakton coronavirusi, COVID-19.

Misioni do të qëndrojë në Turkmenistan për 10 ditë.


OBSH-ja është përpjekur të dërgojë një mision atje për më shumë se dy muaj, për të hetuar pretendimet e Ashgabatit se nuk ka raste me coronavirus.

Smallwood tha se udhëtimi i grupit të saj është shtyrë, për shkak të kufizimeve të udhëtimit që janë ndërmarrë si pasojë e pandemisë.

Edhe pse autoritetet në Turkmenistan – vend me gjashtë milionë banorë – këmbëngulin se nuk kanë raste me coronavirus, zyrtarë anonimë dhe banorë të zonës thonë se një numër i konsiderueshëm njerëzish janë të shtruar në spitale me simptoma të COVID-19. /rel/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Amerika
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Përplasja Trump-Zelensky ishte

Përplasja Trump-Zelensky ishte "përshkallëzim i nxitur", thotë Merz i Gjermanisë

Botë
Kalo në kategori