LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: MPB e dezinformon opinionin me aksionin e sajuar kundër terroristëve

OBRM-PDUKM: MPB e dezinformon opinionin me aksionin e sajuar kundër terroristëve

Nëpërmjet një kumtese ka reaguar partia opozitare OBRM-PDUKM-ja duke thënë se Oliver Spasovski dhe LSDM-ja janë turpi i Maqedonisë.

“Gënjeshtrat dhe manipulimet e tyre filluan ta prishin imazhin e shtetit edhe në nivel ndërkombëtar, duke sjell dëm të pakthyshëm te partnerët nga koalicioni global kundër për luftimin kundër terrorizmit. Për t’i fshehur skandalet, keqpërdorimet dhe kriminelët ku janë kapur miqtë e Zaevit, mbrëmë përsëri është keqpërdorur Ministria e Punëve të Brendshme që ta dezinformojë publikun me aksion të sajuar kundër terroristëve dhe radikalëve që kanë marr pjesë në luftërat në Siri”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së duke shtuar se MPB-ja ka gënjyer dhe se aksion të madh policor nuk ka pasur, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata shtojnë se Oliver Spasovski gjithë ditën fshihej sepse nuk ka pasur informacione të plota kur dhe ku janë arrestuar radikalët e rrezikshëm.


Luftëtarët e arrestuar të ISIS-it, MBP i arrestuar në aeroportin e Shkupit
Lexo po ashtu Luftëtarët e arrestuar të ISIS-it, MBP i arrestuar në aeroportin e Shkupit

“Të vërtetën e zbuluan sot partnerët tanë nga Pentagoni që thanë se Forcat Demokratike Siriane deri në korrik kanë arrestuar 600 luftëtarë të paguar nga më shumë se 40 shtete. Siç zbulojnë mediat ndërkombëtare, policia e Maqedonisë mbrëmë nuk ka pasur asnjë aksion, por vetëm është kryer repartimi, gjegjësisht marrja e shtetasve të Maqedonisë të arestuar nga Aeroporti i Shkupit”, thonë nga partia opozitare OBRM-PDUKM.

“OBRM-PDUKM-ja përshëndet bashkëpunimin me ShBA-të dhe partnerët tjerë të koalicionit global kundër terrorizmit, por është kundër manipulimeve nga e LSDM-së dje keqpërdorimin e institucioneve që e shohim për momentin”, thuhet në fund të kumtesës së OBRM-PDUKM-së duke shtuar se me sjelljen e Oliver Spasovskit dhe MPB-së vetëm se prishet imazhi i shtetit në nivel ndërkombëtar, dhe se kjo sjellje duhet ndaluar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Lajme
Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Lajme
Kalo në kategori