LAJMI I FUNDIT:

Obelisku “New Born” këtë vit do t’i dedikohet gruas – të apasionuarit e pikturës mund të bëhen pjesë e ngjyrosjes

Obelisku “New Born” këtë vit do t’i dedikohet gruas – të apasionuarit e pikturës mund të bëhen pjesë e ngjyrosjes

“New Born” që në shqip e ka kuptimin e diçkaje “të porsalindur”, u bë objekti më i njohur menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më  17 shkurt 2008.

Ndryshimi i këtij obelisku, filloi që nga viti 2013, kur u falënderuan gjitha vendet njohëse të pavarësisë.

Dhe që ateherë, ky monument vazhdon të përçoj masazhe të ndryshme.


Ideatori i këtij monumenti, Fisnik Ismaili, është duke kërkuar vullnetarë që këtë herë NEWBORN, të ngjyroset më ndryshe, duke i kushtuar gruas e vajzave që kanë arritur suksese të mëdha.

“Sivjet Monumenti NEWBORN i dedikohet gruas. I kushtohet çikave tona në sport, në muzikë, në film, e në çdo fushë që po na e zbardhin fytyrën, por mbi të gjitha, i kushtohet grave që hala sot abuzohen e vriten në shtëpi të tyne, para familjeve të tyne”.

“Winged Women – Gratë me krahë, është tema sivjet, ku monumenti NEWBORN, bashkë me krejt juve, kemi me i jepë grave krahë. Me i trajtue barabartë edhe me iu ndihmue me u ngritë çdo moment!”

“Për me e ngjyrosë kështu deri të enjten, me fytyra të plot grave, na duhet ndihmë prej njerëzve që e përkrahin këtë kauzë, dijnë me vizatue edhe kanë sy për detaj”, shkroi Ismaili./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Kalo në kategori