Presidenti amerikan në largim, Barack Obama, ua ka ndarë 21 personave nderimin më të lartë qytetar – Medaljen presidenciale të Lirisë.

Në mesin e personaliteteve të njohura që morën këtë medalje ishte edhe legjenda e basketbollit, Michael Jordan.


Në momentin kur e prezantoi, Obama bëri shaka duke thënë se “Jordan është më shumë se një 'meme' interneti” duke iu referuar 'memes' së njohur “Jordani qaraman”. Për koincidencë, Jordan u shfaq në pozën sikur ishte duke qarë.

Obama bëri shaka dhe Jordan ia ktheu me këtë pozë Obama bëri shaka dhe Jordan ia ktheu me këtë pozë

Michael Jordan është një nga basketbollistët më të famshëm në histori. Ai i ka fituar gjashtë kampionate me Chicago Bulls dhe pesë herë është shpallur MVP. Ai u bë i njohur edhe se nuk mund t’i fshehte emocionet.

“Crying Jordan” (“Jordani qaraman”) është një 'meme' në internet, e cila u bë e popullarizuar në një forum hip-hopi në vitin 2014 i krijuar nga një anëtar i “Mutant”, të cilit iu kërkua nga një anëtar tjetër që të krijonte fotografinë e famshme nga ceremonia e fjalimit të Jordan në ‘Basketball Hall of Fame’ në vitin 2009, kur Michael qau. Që atëherë “Crying Jordan” u bë hit në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Fotografia origjinale e “Crying Jordan” e realizuar në vitin 2009 nga AP Fotografia origjinale e “Crying Jordan” e realizuar në vitin 2009 nga AP

telegrafi sport app