Ata që mendojnë pasurinë, nuk ia duan të mirën vendit. Por, ne jemi me fat që lideri dhe qeveria jonë e duan aq shumë këtë vend sa po bëjnë gjithçka për ta mbrojtur nga rreziqet që sjell pasuria.
Strategjia për një Shqipëri të varfër po funksionon!
Derisa pjesa tjetër e botës po përpiqet për rritje ekonomike dhe prosperitet, ndërsa vendet futen në luftëra tregtare dhe luftëra të vërteta për burime, Shqipëria po ecën me vendosmëri në rrugën e varfërimit.
Historia, kjo mësuese e pagabueshme, na mëson se vendet e pasura shkojnë me këmbët e veta drejt rrënimit.
Të frymëzuar nga pësimet e perandorive më të mëdha të historisë, qeveria po bën gjithçka që Shqipëria të mos ketë fatin e Athinës së Perikliut dhe Perandorisë. Këto qytetërime u shembën jo për shkak të korrupsionit, jo për shkak të zgjerimit të territorit apo presionet e jashtme, por thjesht nga fakti se grumbulluan shumë pasuri.
Është e qartë se zgjidhja për të gjitha problemet tona dhe garancia që kombi të mbijetoj në këto kohë të trazuara është që të bëjmë çmos të mos pasurohemi.
Kush ka nevojë për rrugë, spitale e shkolla?
Vendet që janë bëra të pasur kanë investuar deri 30 për qind të GDP-së për arsimi, ne bëjmë mirë që nuk investojmë as tre për qind.
Nuk është e lehtë për një vend si Shqipëria të mbetet vend i varfër! Pasuritë e shumta natyrore janë rrezik i vazhdueshëm. Të jesh i rrethuar me ujë, të kesh naftë, krom, dete e liqene, të jesh në Mesdhe, të kesh fqinjë qytetërimin grek e romak nuk është e lehtë të jeshi varfër.
Mjeshtëria e kësaj strategjie qëndron te keqmenaxhimi në shkallë të lartë i fondeve publike.
Deri më tani e kemi ditur gabim se koncesionet, PPP, investitorët strategjike janë afera korruptive! Jo. Janë instrumente strategjikë që garantojnë stabilitetin e vendit.
Ta harrojmë njëherë e mirë investimin në arsim, shëndetësi, teknologji, inovacion apo në programet e mirëqenies sociale – këto janë qartazi kurthet në të cilat ranë Athina e Perikliut dhe Perandoria Romake.
Vendimi që fondet publike të përdoren për çdo gjë jo produktive është gjetje gjeniale.
Por, keqmenaxhimi i fondeve publike është vetëm njëra anë e medaljes!
Në realizimin e objektivit: “sa më të varfër aq më mirë”, qeveria po prezanton një sërë taksash të reja që sigurojnë që vendi ynë i dashur të mbetet në prag të varfërisë. Rritja e çmimeve dhe taksave janë provuar si instrumente efikase, por nuk mjaftojnë.
Dekurajimi i investimeve të huaja është efikas për të mos patur produktivitet dhe po jep rezultate të kenaqshme, por mund të bëhet edhe më shumë.
Ndërsa bota ecën përpara me shkencë, teknologji, me administrate publike të pavarur dhe profesionale, me rritje ekonomike, dhe investime të huaja qasja e qeverisë tonë që mendon strategjikisht është: në mos kthim prapa, asnjë hap para!
Në fund të fundit, pse duhet të shqetësohemi me gjëra të tilla si standardi i jetesës, punësimi, jetëgjatësia, dhe konkurrueshmëria globale?
Çështje të tilla të parëndësishme zbehen në krahasim me mundimin për të përballuar jetesën.
Pasuria të rrit kolesterolin!
Pasuria shkakton obezitet!
Pasuria të streson!
Pasuria të shkatërron!
Prandaj, te ne qeveria kujdeset që të mos rriten rrogat, pensionet, asistenca sociale.
Përkushtimi i qeverisë për të na mbajtur të varfër është sa rraskapitës aq edhe mahnitës. Por, qytetarët nuk po bëjnë detyrën siç duhet. Qeveria ka mbetur e vetme.
Si përfundim, ne jemi vërtet me fat që kemi një qeveri dhe një lider që e kupton se çelësi i suksesit të një kombi nuk qëndron te prosperiteti, përparimi apo mirëqenia, por te kultivimi me plan të mirëmenduar i varfërisë. (Jo më kot, sot, studiuesit me në zë flasin për rrënimin e Perëndimit.
Strategjia brilante për keqmenaxhimin e fondeve publike, mbytjen e konkurrencës, uljen ekonomike dhe rritjen e korrupsionit po jep rezultate të dukshme dhe të prekshme për të gjithë.
Por për këtë duhet edhe kontributi i të gjithëve. Psh qeveria ka lajmëruar rritjen e takses së banesës. Është koha që të gjithë të dalin në protesta për të kërkuar rritjen edhe më të madhe të taksave dhe çmimeve! Qeveria nuk ia del dot e vetme në betejën për të qenë të varfër. Duhet edhe ndihma jonë, ndryshe do të na prese fati i Perandorisë Romake. Shkatërrimi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen
Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre
Pas tensioneve mes tyre, Egli shkon ta zgjojë Gjestin nga gjumi
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Kimmich pyetet nëse do t'i bashkohet Real Madridit, mesfushori gjerman shpërthen në deklaratën e tij
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite