Nysret Muqiqi sot është bërë 52-vjeçar.
Këngëtari nga Podujeva së bashku me bashkëshorten e tij, këngëtaren Merita Spahiu janë nga më të pëlqyerit e muzikës popullore, transmeton Telegrafi.
Telegrafi mëson se familja Muqiqi kanë udhëtuar drejt Ulqinit, ku do të festojnë ditëlindjen e 52-të të kryefamiljarit të tyre.
Sa i përket muzikës Nysreti vazhdon të jetë shumë aktiv në mbrëmje dhe dasma të shumta, ndërsa projektin e fundit e publikoi në nëntor të vitit të kaluar në bashkëpunim me grupin Corona./Telegrafi/