LAJMI I FUNDIT:

Nxënësit sulmojnë dhe rrahin dy profesorë në Podujevë (Video)

Nxënësit sulmojnë dhe rrahin dy profesorë në Podujevë (Video)

Dy profesorë të Shkollës së mesme teknike “Fan Noli” në Podujevë, janë rrahur pasditen e së martës nga disa nxënës të tyre.

Arsyeja pse nxënësit rrahën profesorët, është se ata kanë humbur vitin shkollor.

Nxënësit në fjalë ishin edhe të përjashtuar nga shkolla për shkak të sjelljes jo të mirë dhe mungesave të shumta.


Profesori i Gjuhës Shqipe, Milaim Sheholli, ka treguar prapa kamerave se si nxënësit e tij i dolën në pritë të martën pas orës 14 menjëherë pas kumtimit të notave, transmeton Koha.net.

“Ata janë nxënës që kanë ngelë me nga 9 njësha. Nuk kemi qenë të përgatitur se do të na sulmojnë. Na kanë sulmuar në oborr të shkollës. Njëri më shtyu nga prapa dhe pasi eskaloi situata, e kam goditur edhe unë. Njëri prej tyre e kishte një shkop nën rroba, me të cilin na sulmuan. Ishin gjithsej 10 që na sulmuan, 6 prej të cilëve janë nxënës tanë”, ka thënë profesori.

Bashkë me profesorin Sheholli, është rrahur edhe një koleg i tij, i cili kishte tentuar t’i ndante. E për drejtoreshën e kësaj shkolle, incidenti ishte shokues.

https://vimeo.com/167148808