Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe drejtori i përgjithshëm i Kompanisë kosovare për distribuim dhe furnizim me energji elektrike (KEDS), George Karagutoff, nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi, e cila ka për qëllim ofrimin e praktikës profesionale në ndërmarrje për nxënësit e shkollave të mesme profesionale, në arritjen e kompetencave profesionale të parapara në kurrikulën kombëtare.
Sipas komunikatës, nënshkrimi i kësaj Marrëveshje Bashkëpunimi është vazhdim i angazhimit të MAShT për të krijuar partneritet në mes të shkollave profesionale me ndërmarrjet publike dhe private të Kosovës, me qëllim që të rinjtë (nxënësit dhe studentët) të përfitojnë përvojë në punë praktike, për të qenë më afër tregut të punës.
Ministri Bajrami, me këtë rast ka vlerësuar se, bashkëpunimi i Ministrisë së Arsimit me KEDS- in është shembull i mirë i aftësimit të të rinjve për tregun e punës.
“Është bashëpunim i shkëlqyeshëm që kemi tash e disa vite, një shembull i mirë i investimit të kësaj kompanie në edukimin e të rinjve, duke marrë në vazhdimësi një numër të caktuar të nxënësve, duke u ofruar mundësinë që ata të ushtrojnë praktikën profesionale për gjashtë muaj, duke ndërtuar kompetencat dhe shkathtësitë dhe duke i punësuar. Ky është shembulli më i mirë i MAShT me bizneset”, citohet të ketë thënë ministri Bajrami.
Ministri Bajrami po ashtu ka folur edhe për rëndësinë e krijimit të një partneriteti të fortë të shkollave profesionale me bizneset, për të mundësuar që secila shkollë të ketë kompaninë, e cila u ofron nxënësve praktikën profesionale.
“Ajo çfarë pretendojmë në fushën e Arsimit dhe Aftësimit Profesional është arsim cilësor për punësim. Qëllimi i MAShT është që të krijojmë 100 partner të fortë të biznesit, në mënyrë që secili nxënës të plotësojë nevojat dhe shkathtësitë e veta duke punuar dhe duke u aftësuar në kompani”, është shprehur ministri Bajrami.
Ndërsa, drejtori i përgjithshëm i KEDS- it, George Karagutoff, tha se të rinjtë e përfshirë në këtë program i cili ofron kurse teorike dhe praktike janë shndërruar në menaxher të së ardhmes.
“Jam i kënaqur që i shoh këta të rinjë duke marrë përgjegjësi të reja dhe duke marrë udhëheqje të reja në kompani. KEDS do të vazhdoj me këtë projekt, duke i ofruar të rinjve mundësi të reja për punësim”, citohet të ketë thënë Karagutoff.
Ndryshe, KEDS, përkatësisht Universiteti Bogazici i Turqisë ka tri vite që organizon Akademinë Profesionale për nxënësit dhe studentët nga Kosova, duke u ofruar aftësim teorik dhe praktik në ndërmarrje brenda një periudhe gjashtë mujore, certifikim dhe punësim, varësisht nga nevojat e kompanisë dhe performanca e të rinjve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës.

Investimi i ëndrrave tuaja – Jetesa luksoze në Holiday In 2

Pas 95 vjetëve, KFC zhvendos selinë kryesore nga Kentucky

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës