LAJMI I FUNDIT:

I nxehti afrikan në Tiranë, prefekti kërkesë 5 bashkive: Rrezik për zjarre, merrni masa

I nxehti afrikan në Tiranë, prefekti kërkesë 5 bashkive: Rrezik për zjarre, merrni masa

Prefekti i Tiranës Mersin Murataj i është drejtuar me një kërkesë 5 bashkive të qarkut Tiranë si dhe strukturave të mbrojtjes civile të marrin masa për përballimin e rreziqeve të mundshme nga zjarret si pasojë e temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin.

Ai shprehet se të 5 bashkitë duhet të mobilizojnë strukturat e tyre të mbrojtjes civile dhe atyre të MZSH-së, që të bashkëpunojnë. Murataj kërkon që të punohet për identifikimin e atyre që mund të vendosin zjarre duke u kthyer në rrezik, duke theksuar se të dhënat i duhen komunikuar edhe mediave.

Letra


Temperaturat e larta të këtyre ditëve, të cilat kanë  përfshirë dhe do vazhdojnë të përfshijnë gjithë territorin e vendit tonë, edhe në Qarkun e Tiranës kanë sjellë dhe vijojnë të sjellin shqetësime shum serioze mbi rrezikshmërinë e zjarreve me pasoja të rënda ekonomike

Ditët në vijim sipas parashikimeve, do të jenë me rrisk edhe më të lartë nga rreziku i zjarreve.

Për sa më sipër;

Nisur nga këto premisa rreziqesh, referuar Ligjit Nr. 107, datë 27.10.2016, “Për Prefektin e Qarkut” dhe Ligjit Nr.45, datë 18.07.2019, “Për Mbrojtjen Civile”, dhe porosive të fundit të dërguara për situatën aktuale nga Drejtori i Përgjitshëm i AKMC-së, kërkohet nga ana juaj të merren të gjitha masat e domosdoshme për të përballuar rreziqet e mundshme dhe të ulen maksimalisht dëmet në rast rënies së zjarreve.

*- Të pesë Bashkive të këtij Qarku, ( Tiranë, Vorë, Kamëz, Rrogozhinë dhe Kavajë), ju terheqim vëmendjen që në mobilizimin e strukturave të tyre të  mbrojtjes civile dhe atyre të MZSH-së, që të bashkëpunojnë frytshëm dhe në mënyrë shum efikase kryesisht me strukturat vendore të policisë si dhe gjith strukturat përgjegjëse për raste fatkeqësish që veprojnë në teritorin e tyre,

*- Strukturat e Mbrojtjes Civile të Bashkive, në bashkëveprim të ngushtë me strukturat Vendore të Policisë së Rendit, duhet të përqëndrohen jo vetëm në identifimkimin dhe përballimin e situatave të zjarreve, por për të rritur bashkëpunimin në identifikimin dhe procedimin penal te autorëve të zjarrvënive.

*- Sipas porosive edhe të Drejtorit të Përgjitshëm të AKMC-së, duhen dhënë mediatikisht të gjitha procedimet dhe autorët e zjarreve, të cilët në shumicën e rasteve janë  përsëritës dhe me dashje.

*- Të merren masat e nevojshme dhe të gjenden mënyrat e duhura nga të gjitha Bashkitë e Qarkut Tiranë, për të mundësuar gjithashtu edhe thirrje për të gjithë qytetaret,  në gjithë teritorin e tyre, të cilët bëjnë djegje të pa kontrolluara, ku tu         bëhet e qartë se përbëjnë rrezik potent për shkaktimin e zjarreve masive dhe me pasoja të mëdha në siperfaqe, pyjesh , kullotash, pemtari por edhe qendra të banuara.

Tu bëhet e qartë shum mirë se në raste të tilla do të përballen me ligjin njësoj si zjarrvënesit me dashje.

Meqenëse në vijim do të kemi situate me rrisk edhe më të lartë nga rreziku i zjarreve, kërkohet që gjithë strukturat e lartpërmendura të jenë në mobiolizim total për çdo premis.

Ju Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.

Në trend Lajme

Më shumë
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Lajme
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Kalo në kategori