LAJMI I FUNDIT:

Nushi-Latifi: Uji në Kosovë është i brenda standardeve evropiane, i sigurt për t’u konsumuar

Nushi-Latifi: Uji në Kosovë është i brenda standardeve evropiane, i sigurt për t’u konsumuar

Cilësia e ujit është brenda standardeve dhe është i sigurt për konsum.

Kështu thotë, Burbuqe Nushi-Latifi, koordinatore në Qendrën e Monitorimit të Ujit në Institutin e Shëndetit Publik të Kosovës.

Ajo tregon se 99 për qind të ujit të pijshëm në Kosovë është brenda standardeve për konsum.


“Rreth 99 për qind është brenda standardeve të ujit të pijshëm sipas direktivave evropiane të ujit dhe është sigurt për pije. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë sëmundjen fizike që janë të ndërlidhura me ujin ndahen në gjashtë grupe. Më shumë se 200 sëmundje janë si rezultat i ujit të pijshëm. Nga raportet e epidemiologjisë së ISHKP-së, përafërsisht 40 për qind deri 45 për qind të numrit të përgjithshëm të sëmundjeve ngjitëse i referohen diarresë. Në qoftë se i mbrojmë burimet tona në mënyrë indirekte e kemi mbrojtur shëndetin”, thotë Nushi-Latifi.

Qasja në ujë të pijshëm - a ka rrezik për mungesë të ujit në të ardhmen në Kosovë?
Lexo po ashtu Qasja në ujë të pijshëm - a ka rrezik për mungesë të ujit në të ardhmen në Kosovë?

Deri në vitin 2040 shumica e vendeve të botës kanë për të pasur shkurtime të ujit dhe probleme në menaxhimin e ujit. /Telegrafi/