LAJMI I FUNDIT:

Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri shkon në mbi 40 mijë

Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri shkon në mbi 40 mijë

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka njoftuar se numri i të vdekurve në Turqi ka shkuar në 35,418, nga tërmeti i javës së kaluar, duke e bërë atë fatkeqësinë më të rëndë të vendit në një shekull.

Ndërkohë mediat e huaja raportojnë se numri i përgjithshëm i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri tanimë ka shkuar në mbi 40 mijë, përcjell Telegrafi.

Kërkimi i dëshpëruar për të mbijetuarit e tërmetit në Turqi dhe Siri vazhdon të martën, ndërsa shpëtimtarët duke përdorur qen gërmues dhe kamera termike vëzhguan blloqet e rrënuara, duke shpresuar për ndonjë shenjë jete, tetë ditë pas katastrofës.


Ndryshe, ekipet në qytetin jugor të Turqisë, Hatay, shpëtuan një baba dhe një vajzë 209 orë pas katastrofës së javës së kaluar.

Ambasadori turk në OKB, Feridun Sinirlioglu i tha Këshillit të Sigurimit të hënën se ka nevojë urgjente për ndihmë në rajonin e prekur nga tërmeti javën e kaluar.

Ndërkohë, siç raportojnë mediat turke, dëmet nga tërmetet vdekjeprurëse në Turqi ndoshta do të kalojnë 20 miliardë dollarë, sipas kompanisë së modelimit të rrezikut Verisk. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Moment historik për kurdët dhe Turqinë - PKK dëgjoi liderin dhe shpalli armëpushim

Moment historik për kurdët dhe Turqinë - PKK dëgjoi liderin dhe shpalli armëpushim

Turqia
Parashikimi i motit për pranverën e vitit 2025 - si do të ndryshojë nga ai i vitit të kaluar

Parashikimi i motit për pranverën e vitit 2025 - si do të ndryshojë nga ai i vitit të kaluar

Botë
Zelensky: Ukraina është e gatshme të nënshkruajë marrëveshjen për mineralet, por me garanci nga SHBA-ja

Zelensky: Ukraina është e gatshme të nënshkruajë marrëveshjen për mineralet, por me garanci nga SHBA-ja

Amerika
Shtëpia e Bardhë njoftoi se nuk do të ketë më ndihma për Ukrainën

Shtëpia e Bardhë njoftoi se nuk do të ketë më ndihma për Ukrainën

Amerika
Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Amerika
Kundërshtar i madh i Kremlinit, Kasparov: Ajo që ndodhi mes Trumpit dhe Zelenskyt, ndoshta është përgatitur nga Putini

Kundërshtar i madh i Kremlinit, Kasparov: Ajo që ndodhi mes Trumpit dhe Zelenskyt, ndoshta është përgatitur nga Putini

Amerika
Kalo në kategori