LAJMI I FUNDIT:

Numri i parë i gazetës “Taraboshi”

Numri i parë i gazetës “Taraboshi”

Biblioteka e Kongresit amerikan përmban koleksionin më të pasur në botë – jashtë trojeve shqiptare – me letra shqipe dhe për shqiptarët. Ky katalog me afro 30 mijë tituj, ndër të cilët libra, gazeta, pamflete e afishe, pasurohet çdo vit me 400-500 objekte të reja. Kohët e fundit biblioteka siguroi një kopje të numrit të parë të “Taraboshit”, gazetës së parë të përditshme të botuar në shqip brenda trojeve shqiptare.

“Taraboshi” doli më 26 shtator 1913. Botuar në Shkodër dhe pagëzuar me emrin e malit që shtrihet në këmbët e Liqenit të Shkodrës, ishte më tepër se një gazetë lokale e përditshme. Ajo ishte dëshmitare e kohërave të mbarsura me ndryshime historike. Në numrin e parë parashtrohet misioni i gazetës: “Gazeta hapet në faqe të parë me një vështrim të përgjithshëm mbi ngjarjet në Shqipëri. Flet për grupime që ndoshta nuk janë krejt dashamirëse ndaj Taraboshit. Flet për ata që e kanë përqafuar pavarësinë e Shqipërisë. Por, edhe për të tjerë jashtë Shqipërisë, si për shembull serbët, që nuk e duan ekzistencën e Shqipërisë. Faqja e parë u bën thirrje lexuesve të mos shpërqendrohen duke u marrë me konfliktet e brendshme mes grupimeve brenda Shqipërisë. ‘Ndoshta nuk jemi dakord me qëndrimet e njëri-tjetrit, por të gjithë i duam të mirën Shqipërisë’”. /VoA/