Ivan Toney mbetet i lidhur fort me një transferim në Arsenal me afatin kalimtar të dimrit pikërisht një javë larg.

Brentford gjithashtu ka pranuar se mund të humbasë Toneyn muajin e ardhshëm. Nëse transferimi kryhet, sulmuesi anglez do të ketë një mori opsionesh numrash për të zgjedhur.


Toney preferon fanellën nr.17 të cilën ai e mban aktualisht në Brentford, sipas Football London.

Megjithatë, numri 17 në Arsenal mbahet nga Cedric Soares, e ardhmja e të cilit në Emirates është gjithashtu e pasigurt.

Në varësi të faktit nëse ai largohet - ose thjesht do të heqë dorë - Toney mund të marrë ende numrin e tij të preferuar në të ardhmen, nëse jo menjëherë.

Këtu janë numrat e disponueshëm të skuadrës për Toney me kusht që ai të bashkohet në janar: 3, 13, 16, 21, 23, 26, 27, 28, 30, 32, 33, 34, 36-40. /Telegrafi/

telegrafi sport app