Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur as sot të votojë marrëveshjet ndërkombëtare. Janë tetë marrëveshje të cilat as në këtë seancë nuk kanë arritur të ratifikohen, për çka nevojiten 2/3 e votave të të gjithë deputetëve të pranishëm në seancë.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se të pranishëm në seancë plenare janë vetëm 68 deputetë.
“Vetëm 68 deputetë jemi, kështu që nuk kemi mundësi të votojmë marrëveshje ndërkombëtare. Nuk po shoh që ka as mobilizim mes grupeve parlamentare që kanë bërë ndonjë marrëveshje se si të votohen këto marrëveshje ndërkombëtare. Siç dihet këto pa një marrëveshje mes grupeve mes pozitës dhe opozitës nuk ka mundësi që këto të votohen. Me sa po e shoh prej gjendjes faktike nuk janë arritur këto bisedime, prandaj i kalojmë të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare”, deklaroi Konjufca.
Në rend dite ka qenë edhe marrëveshja me Danimarkën për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu deklaroi se ministri danez do të jetë në Kosovë për vizitë zyrtare me 12 dhe 13 shkurt.
“Sa i përket marrëveshjes ndërkombëtare për Mbretërinë e Danimarkës më lejoni të ju njoftoj se ministri i Drejtësisë së Danimarkës do të jetë në Kosovë në vizitë zyrtare në 12 dhe 13 shkurt. Qëllimi i kësaj vizite është që të takohet sërish me neve si institucione por edhe me grupet parlamentare opozitare dhe mendoj qe kjo marrëveshje do të futet në rend dite pas vizitës së ministrit të Drejtësisë të Mbretërisë së Danimarkës”, u shpreh ajo.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati derisa prezantoi shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes për sigurime sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës, tha se qëllimi i këtij projektligji është krijimi i një baze të re ligjore ne fushën e sigurimeve sociale të cilës i paraprinë deklaratë të qeverisë së Holandës ku shprehet vullneti për ndërprerjen e marrëveshjes ekzistuese të nënshkruar me ish Jugosllavinë. Ai shtoi se marrëveshja e re synon të rregullojë marrëdhëniet reciproke në fushën e sigurimeve sociale në formë bilaterale që sjell edhe njohjen e ndërsjelltë të kontributeve të sigurimeve sociale për përfitimin e pensioneve. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?