Naim Bunjaku - Xuxi u përfshi gati në një përplasje fizike me banorin tjetër, Mevlan Shabën.

E gjitha nisi pas një rrëmuje që u krijua në shtëpinë e Big Brother, pas mesnatës nga Xheneta, e që u miratua nga Drenusha Latifi.


Këngëtari duket se nuk u përmbajt dhe situata i doli jashtë kontrollit, derisa në një moment e shtyu ish-konkurrentin e “Përputhen”.

Pas kësaj, artisti i njohur nuk është ndjerë mirë dhe me këtë rast u bë intervenimi i mjekut.

Gjendja e tij momentalisht është stabile dhe ai më pas u rikthye të konkurrentët e tjerë, që e pritën edhe me duartrokitje.

Duket se i njëjti ka pasur probleme me zemër, por që reagimi i produksionit ka qenë i menjëhershëm.

Pritet të shihet në vazhdim nëse do të ketë ndonjë vendim për këtë nga ‘Vëllai i Madh’. /Telegrafi/