LAJMI I FUNDIT:

BE nuk i pranon rezultatet zgjedhore të Venezuelës

BE nuk i pranon rezultatet zgjedhore të Venezuelës

Bashkimi Evropian (BE) nuk i pranon rezultatet zgjedhore të përgjithshme në shtetin e Venezuelës.

BE po i konsideron zgjedhjet parlamentare si jo të lira, duke hedhur poshtë rezultatin gjersa i ka bërë thirrje presidentit, Nicolas Maduro të përcaktojë një rrugë drejt pajtimit kombëtar, raporton reuters.

“Nuk mund t’i konsiderojmë zgjedhjet si demokratike”, tha diplomati i lartë i BE-së, Josep Borrell në një konferencë shtypi pas një takimi të ministrave të jashtëm, të cilët mbështetën një pozicion zyrtar duke refuzuar rezultatin e votimit.


Këshilli i zgjedhjeve të Venezuelës tha se 67.6 për qind e 5.2 milionë votave të hedhura në zgjedhjet e së dielës shkuan për një aleancë partive që mbështesin Maduron.

Theksojmë se në zgjedhjet parlametare morën pjesë vetëm 31 për qind e votuesve me të drejtë vote.

Ndryshe, opozita në vitin 2015 fitoi kontrollin e Asamblesë Kombëtare, por Gjykata e Lartë pro-Maduro bllokoi edhe legjislacionin më themelor. Në vitin 2017, Maduro zëvendësoi parlamentin me krijimin e një organi paralel të plotfuqishëm të njohur si Asambleja Kushtetuese Kombëtare. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Askush nuk është i sigurt", Kanada i dërgon botës një paralajmërim për Trumpin

Botë
I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Botë
Hungaria heq veton, pranon që BE-ja të vazhdojë sanksionet ndaj Rusisë

Hungaria heq veton, pranon që BE-ja të vazhdojë sanksionet ndaj Rusisë

Evropa
Erdogan: Nëse BE-ja dëshiron të forcohet, këtë mund ta arrijë vetëm me anëtarësimin e Turqisë

Erdogan: Nëse BE-ja dëshiron të forcohet, këtë mund ta arrijë vetëm me anëtarësimin e Turqisë

Botë
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Autoritetet shëndetësore të SHBA-së tërheqin nga tregu disa produkte për trajtimin e akneve, mund të shkaktojnë kancer

Autoritetet shëndetësore të SHBA-së tërheqin nga tregu disa produkte për trajtimin e akneve, mund të shkaktojnë kancer

Botë
Kalo në kategori