Donny van de Beek pritej që të fillonte shkëlqimin te Manchester United pas ardhjes së trajnerit Erik Ten Hag, por një gjë e tillë nuk po ndodh.

Mesfushori holandez ka mbetur në stol dhe ka vetëm 19 minuta të luajtura këtë edicion në tre ndeshje.


Përkundër se sa ishte nën urdhrat e Ten Hag në Ajax shkëlqente, tani Van de Beek nuk preferohet fare nga trajneri holandez.

I pari i shtabit teknik të Djajve të Kuq i ka kërkuar bashkëkombësit të tij që të largohet në janar në mënyrë që ta shpëtojë karrierën e tij.

Van de Beek

25-vjeçari ishte i huazuar te Evertoni, por as ky huazim gjashtë mujor nuk ishte i suksesshëm.

Van de Beek ka vendosur të rikthehet aty ku nisi gjithçka në Eredivisie për të kapur formën më të mirë.

Djajtë e Kuq janë gati ta huazojnë mesfushorin dhe tani dy gjigantët holandezë Ajax dhe PSV Eindhoven kanë shprehur interesim për të.

Van de Beek 1 scaled

Për holandezin ka interesime edhe nga klubet tjera angleze ato italiane apo spanjolle, por dëshira e futbollistit është të rikthehet në vendlindje.

Pavarësisht dëshirës së futbollistit për tu rikthyer te Ajax, favorit mbetet PSV për faktin se te Ajax konkurrenca është shumë më e lartë. /Telegrafi/

telegrafi sport app