Duket se raportet mes Melinda Ademit dhe Rina Balajt janë prishur sërish.

Kështu të paktën kanë lënë të kuptohet përmes rrjeteve sociale, ku ato nuk ndjekin njëra-tjetrën.


Ato siç shihet nuk ndiqen më në Instagram, ndonëse rregulluan marrëdhënien disa vite më parë.

Foto: Screenshot/Instagram

Për këtë tashmë nuk ka ndonjë arsye specifike pasi nuk kanë deklaruar ende asgjë.

Bukuroshet e estradës vetëm dy vite më parë sollën një bashkëpunim të quajtur “Tornado”, i cili u prit mirë nga publiku.

Foto: Screenshot/Instagram

Se çfarë ka ndodhur mes tyre pritet të mësohet ditëve në vazhdim, apo nëse thjesht është një lojë.

Sidoqoftë, të njëjtat po vazhdojnë me angazhimet e tyre në muzikë. /Telegrafi/