Nolito ka folur fjalët më të mira për bashkëlojtarin e tij te Manchester City, Sergio Aguero.
Pas cilësimit si lojtari i vetëm i klasit botëror në Ligën Premier nga Alan Shearer, tani është anësori sulmues i Spanjës, Nolito, i cili e ka cilësuar si një nga më të mirët në botë.
“Sergio Aguero është një prej sulmuesve më të mirë në botë”, ka thënë për mediat angleze bashkëlojtari i tij, Nolito.
“Është krenari që të kesh atë në të njëjtin ekip”, përfundoi anësori sulmues spanjoll.
Ndryshe, Nolito u transferua këtë verë nga Celta Vigo, ndërsa ka luajtur në shumë ndeshje, ku ka pasur bashkëpunim në disa gola me argjentinasin. /Telegrafi/