Nuk mund ta besoni se pse ka hipur ky njeri mbi këtë veturë (Video)

25:"© Twitter/ Amy Woolfield
Të gjithë personat që kanë parë këtë skenë kanë mbetur të befasuar.
Në video shihet një burrë që kërcen mbi pjesën e përparme të një makine tip “Mercedes”, duke goditur me grushte dhe kokë xhamin e përparmë.
Ngjarja u regjistrua në Leicester, Angli. Policia vendase thotë se bëhet fjalë për një “tërbim rruge”.
Një shofer i irrituar kërceu mbi “Mercedes”, ndërsa drejtuesi i makinës tentonte të largohej, i terrorizuar.
Mediat vendase shkruajnë se pasi videoja u publikua online, policia ka shoqëruar një person.
Disa makina u dëmtuan gjatë incidentit, bëri të ditur policia, por nuk ka të lënduar në njerëz.
Nga
Telegrafi
05/08/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































