Nuk merren bashkë: Cili është më i shëndetshëm, shafrani apo xhenxhefili?

Të mirat shëndetësore të xhenxhefilit dhe shafranit janë mirë të njohura, mirëpo shumica këshillojnë që duhet të merren përnjëherë
Çfarë është më e shëndetshme për trupin tuaj se sa këto dy erëza fantastike?
Varet nga nevojat e trupit tuaj.
Xhenxhefili përmban: magnez, vitaminë C, vitaminë B6, kalcium, zink, fosfor, hekur, bakër.
Shafrani përmban: vitaminë B6, kalium, hekur, vitaminë C, kalcium, magnez, transmeton Telegrafi.
Shafrani ka më shumë hekur sesa xhenxhefili, që është i shkëlqyeshëm për njerëzit të cilët kanë nivel të ulët hemoglobine dhe probleme me metabolizmin.
Shafrani forcon imunitetin dhe ndihmon te rastet e ftohjeve, thartirës, zbut aknet dhe sëmundjet e tjera të lëkurës, nxit shërimin e plagëve, ul nivelin e sheqerit dhe të kolesterinës së keqe në gjak, ndihmon në luftën kundër tepricës së kilogramëve, pastron mëlçinë, normalizon ciklin menstrual...
Të dyja këto erëza duhet të jenë të përfshira në dietën tuaj, andaj njiheni trupin tuaj dhe mësoni kur dhe cilën erëzë duhet ta përdorni. /Telegrafi/



















































