Nuk keni dëshirë të ngriheni nga krevati kur është mot i zymtë dhe me shi?
Kjo është arsyeja përse ndiheni të lodhur dhe nervozë, ka treguar një hulumtim!
Arsyeja kryesore që zgjimi në mëngjesin me shi është më i vështirë se zakonisht, apo që gjatë ditëve me shi më shumë dremitim është shkaku i ndryshimeve hormonale, theksohet në studimin e Universitetit Shtetëror të Pensilvanisë, transmeton Telegrafi.
Nëse dita është me shi, ka më pak dritë gjatë ditës, andaj trupi tajit më pak serotoninë dhe më shumë melatoninë – hormone të cilat janë përgjegjëse të drejtpërdrejta për gjendjen shpirtërore dhe vigjilencën.
Serotonina është hormon i cili na ofron ndjenjë të përgjithshme të mirëqenies, energjisë dhe humorit të mirë. Kur niveli i saj është i ulët, shanset më të mëdha janë që do të ndihemi më të përgjumur, më të lodhur dhe përgjithësisht jemi melankolikë.
Nga ana tjetër, melatonina është hormon i cili na ofron ndjenjën e përgjumjes.
Kur sytë tanë detektojnë errësirën, ata i dërgojnë sinjal trurit, i cili pastaj liron hormonin e melatoninës i cili i shërben trurit edhe për vendosjen e ciklit të gjumit.
Megjithatë, shkencëtarët theksojnë që në ndryshimet hormonale ka rëndësi edhe tingulli i shiut. Kur tingulli është i qetë apo mesatarisht i fuqishëm dhe i njëtrajtshëm, sikur rënia e shiut, truri ynë e interpreton si sinjal qetësues.
Veç kësaj, kjo zhurmë qetësuese do të “mbulojë” disa tinguj më pak të këndshëm të cilët do të na kishin shqetësuar dhe mërzitur, për shembull zhurma e automobilit apo zërat e njerëzve në rrugë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Futeni në meny që sot: Ushqim i shijshëm që ka ndikim preventiv ndaj kancerit të gjirit!
A e dini përse nuk është mirë të rrini shumë gjatë pa seks? Këto janë pasojat!
Ushtrimi i cili do t’ju ndihmojë që të lehtësoheni nga të gjitha ato që nuk ju nevojiten
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite