Dhimbja dhe diarreja zvogëlohen dhe si mund të shmangni pasoja të rënda
Pasoja e sëmundjes së Crohn-it mund të jetë anemia, inflamacioni i mëlçisë dhe i kanaleve biliare dhe ja cilat janë simptomat e mundshme…
Sëmundja e Crohn-it është një lloj inflamacioni i zorrëve që shkakton ënjtje të indeve në traktin tretës. Kjo çon në dhimbje stomaku, diarre të forta, lodhje, si dhe humbje peshe.
Inflamacioni i shkaktuar nga sëmundja e Crohn-it mund të prekë pjesë të ndryshme të sistemit të tretjes në njerëz të ndryshëm. Megjithatë, më shpesh, zorra e hollë është në rrezik.
Përveç simptomave të mësipërme, mund të shfaqen gjak në jashtëqitje, dhimbje në rajonin e anusit, por edhe temperaturë e ngritur, si dhe afta në zgavrën e gojës, shkruan Mayo Clinic, përcjell Telegrafi.
Pasoja e sëmundjes së Crohn mund të jetë anemia, d.m.th mungesa e hekurit, inflamacioni i mëlçisë ose i kanaleve biliare, gurët në veshka dhe ndryshimet në lëkurë dhe kyçe.
Ende nuk është plotësisht e qartë se çfarë e shkakton sëmundjen e Crohn-it. Në një kohë dyshohej se mund të ishte stresi apo mënyra e të ushqyerit, por tani mjekët bien dakord se këta faktorë vetëm sa mund ta përkeqësojnë sëmundjen.
Sot dihet se mund të shfaqet në disa raste në të njëjtën familje, zakonisht para moshës tridhjetë vjeçare. Pirja e duhanit rrit rrezikun, ashtu si edhe përdorimi i barnave anti-inflamatore jo-steroide.
Sëmundja e Crohn zbulohet përmes një kombinimi të analizave të simptomave dhe testeve laboratorike, dhe ndonjëherë mund të nevojitet një kolonoskopi, endoskopi ose imazhe me rezonancë magnetike.
Nuk ka kurë specifike për këtë sëmundje dhe mjekët përshkruajnë medikamente që mund të lehtësojnë simptomat. Me terapinë e duhur dhe barnat e kombinuara mirë, shumica e pacientëve mund të vazhdojnë një jetë normale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?