LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka humbës në demokraci

Nuk ka humbës në demokraci

T’i fitosh zgjedhjet në demokraci, më shumë se mburrje kjo nënkupton një përgjegjësi për realizim të premtimeve.

T’i humbësh zgjedhjet, në demokraci, më shumë se zhgënjim është përsëri përgjegjësi, sepse je alternativa e vetme për të ardhmen.

Institucionet duhet t’i krijojë fituesi dhe, në rast nevoje, duhet t’i jepet një dorë ndihme edhe nga humbësi i zgjedhjeve.


Mendoj qëse nuk duhet të kopjohen praktikat e mbrapshta të së kaluarës për bojkot e kundërshtim të çdo gjëje, qoftë edhe të fituesit aktual.

Sepse, është koha që për bazë të merren vetëm praktikat shtetndërtuese e bashkëpunuese.

Sepse, të jesh opozitë kjo nuk e nënkupton vetëm kundërshtimin, por edhe ofrimin e alternativave më të mira se pushteti.

Prandaj, deputetët e opozitës duhet të qëndrojnë në sallë kur kjo kërkohet dhe të asistojnë në formim të institucioneve. E, kur kjo të ndodh, atëherë na bëni krenarë që të gjithëve, pa dallim të preferencave partiake.