LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka fitues në Podujevë, Llapi dhe Prishtina ndajnë pikët

Nuk ka fitues në Podujevë, Llapi dhe Prishtina ndajnë pikët

Llapi dhe Prishtina kanë luajtur baras 1-1 në derbin rajonal në kuadër të xhiros së 13-të në Albi Mall Superligë.

Ka qenë një pjesë e parë  shumë dinamike me dy skuadrat që krijuan raste të mira shënimi.

Megjithatë për të parë golin e parë në këtë sfidë u desh të kalonin gjysmë ore lojë.


Ilir Blakcori u gjend bukur në zonë dhe nga afërsia realizoi për 1-0.

Me epërsinë minimale të skuadrës vendase u mbyllen 45 minutat e para të kësaj sfide.

Edhe në pjesën e dytë pati raste të mira nga të dyja skuadrat, por për ta parë golin e dytë u desh të priten minutat shtesë.

Ishte qendërmbrojtësi Ardian Limani që shënoi për 1-1 pas asistimit nga Gallapeni në minutën e 92-të.

Deri në fund nuk pati më gola dhe dy skuadrat morët nga një pikë 1-1.

Llapi vazhdon pa fitore edhe pas gjashtë ndeshjeve dhe ndodhet në vendin e shtatë me 16 pikë, derisa Prishtina është e katërta me 21 sosh.

Ndeshjen e radhës Llapi e zhvillon në udhëtim te Drita, derisa Prishtina pret Ballkanin. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
La Liga i jep Barcelonës lajmin fantastik për sezonin e ri

La Liga i jep Barcelonës lajmin fantastik për sezonin e ri

La Liga
Flick projekton transferimin e ish-lojtarit të Real Madridit te Barcelona

Flick projekton transferimin e ish-lojtarit të Real Madridit te Barcelona

La Liga
Perez i thotë një trajneri të bëhet gati për drejtimin e Real Madridit për në Kupën e Botës për Klube

Perez i thotë një trajneri të bëhet gati për drejtimin e Real Madridit për në Kupën e Botës për Klube

La Liga
Si do të dukej renditja e ligës spanjolle nëse nuk do të kishte VAR, Real Madridi do të përfitonte më së shumti

Si do të dukej renditja e ligës spanjolle nëse nuk do të kishte VAR, Real Madridi do të përfitonte më së shumti

La Liga
Debakli ndaj Arsenalit konfirmon nevojën e Real Madridit për të nënshkruar - por klube ende po heziton

Debakli ndaj Arsenalit konfirmon nevojën e Real Madridit për të nënshkruar - por klube ende po heziton

La Liga
Barcelona dëshiron të shesë top-favoritin për Topin e Artë në verë, dihet edhe çmimi

Barcelona dëshiron të shesë top-favoritin për Topin e Artë në verë, dihet edhe çmimi

La Liga
Kalo në kategori