Nuk ka fitues në derbin e Merseyside mes Evertonit dhe Liverpoolit pasi dy skuadrat luajtën baras 2-2.

Kampioni në fuqi i Anglisë e nisi për mrekulli ndeshjen, kur në minutën e tretë gjetën golin e epërsisë me Sadio Manen i cili u asistua nga Andy Robertson.


Ekh0lrNWkAI4xXl

Por vendasit barazuan shpejtë rezultatin dhe në minutën e 19-të realizoi mbrojtësi Keane me kokë pas asistimit nga këndi i James Rodriguez.

Edhe pas dy golave dyja skuadrat patën raste tjera shënimi, por që pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.

Ekh4Jk7W0AAC3nV

Në pjesën e dytë Liverpooli pati iniciativën më të madhe në fushë.

Në minutën e 72-të, The Reds kaluan përsëri në epërsi, pas një goli të bukur të realizuar nga Mohamed Salah.

EkiHhRuWkAAT2 K scaled

Pas golit të mysafirëve vendasit sulmuan më shumë, teksa ia arritën qëllimit për ta barazuar rezultatin në minutën e 81-të.

Lucas Digne asistoi për mrekulli tek sulmuesi më në formë i vendasve Dominic Calvert-Lewin barazoi për 2-2.

lll scaled

The Reds shënuan gol në minutën e 93-të me kapitenin Jordan Henderson, por që u anulua për pozitë jashtë lojes.

Gjithsesi dy skuadrat në fund u kënaqen me nga një pikë pas një ndeshje spektakolare.

Everton vazhdon të mbetet lider në tabelë me 13 pikë të tubuara, ndërsa Liverpooli është i dyti me tri pikë më pak.

Në ndeshjen e ardhshme Everton luan në udhëtim te Southampton, teksa Liverpooli pret në Anfield, Sheffield United. /Telegrafi/

https://twitter.com/OnlyFootballCl1/status/1317433457539252225

https://twitter.com/Dimpsin_/status/1317454528845840386

telegrafi sport app