Berat Gjimshiti ka folur pas fitores 3-0 ndaj Çekisë, duke i dhënë merita të mëdha përzgjedhësit Sylvinho.
Gjimshiti theksoi se ndjehet i lumtur që tani kanë vetëbesim dhe që Kombëtarja ka pësuar një rritje të madhe.
Fitorja: “Sigurisht që po, çdo fitore ka lezetin e vet. Është një arritje personale, por nuk kam qejf të flas shumë për veten, por ishte një arritje për gjithë kombin. Një fitore madhështore dhe besoj se kanë festuar të gjithë shqiptarët. I falënderoj të gjithë për mbështetjen.
Shorti i vështirë në letër, por tani duket i lehtë: “Ndoshta duket tani nga jashtë që është i lehtë, por nuk është aspak, pasi kemi luajtur kundër Çekisë dhe Polonisë që luajnë në kualifikueset në Europian apo Botëror çdo dy vjet, por të mos e bëjmë të lehtë. Duhet parë edhe nga ana tjetër që kjo Kombëtare ka pasur një rritje të madhe, pastaj është edhe besim dhe grupi që na e bënë më të lehtë.”
Sylvinho çfarë ka ndryshuar te Kombëtarja? “Sylvinho na ka bërë ekip, jemi të gjithë për njeri-tjetrin dhe vrapojmë për njeri-tjetri dhe është gjëja më e rëndësishme, por sigurisht që të gjithë kanë talent. Megjithatë kryesorja që na ka bërë të ecim është që tani jemi bërë ekip, por megjithatë kemi ende punë për t’u përmirësuar.
Vetëbesimi në ekip: “Vetëbesimi është një nga gjërat më të rëndësishme, që të dalësh në fushë dhe ta shohësh kundërshtarin në sy dhe të thuash sot do fitojë unë. Ne e kemi dhe sigurisht që kjo gjë të bën të fitosh. Borxh mua nuk më ka askush, borxh ndoshta i kam unë Shqipërisë dhe jo Shqipëria mua. Sigurisht që u mërzita në 2016-tën që u largova nga Europiani, por punova më shumë dhe ja ku jemi sot.”
Berat Gjimshti është kthyer në liderin e prapavijës së Kombëtares shqiptare, por edhe lider i zëshëm i saj me shiritin e kapitenit në krah. Dhe pas suksesi ndaj Çekisë, ai ka folur si kapiten i vertetë teksa ka komentuar vendin e parë në grup që afron me Europianin e parë në karrierën e tij.
“Sigurisht që çdo fitore ka lezetin e vet dhe sigurisht një arritje personale. Por nuk kam shumë qejf të flas për veten, por një arritje për gjithë kombin, kudo që janë shqiptarët, një fitore madhështore, kanë festuar kudo. I falënderoj të gjithë që na kanë përkrahur kaq shumë e na kanë dhënë shtysë në këtë ndeshje e gjithmonë”.
“Ndoshta duket nga jashtë që është e lehtë, por nuk është aspak. Kemi luajtur kundër kombëtareve si Çekia apo Polonia, që luajnë pothuajse çdo dy vite në finale të Europianit apo Botërorit dhe besoj se kjo është gjëja që të mos e bëjmë të lehtë, të mos ulim kundërshtarët por të rritim vlerën tonë. Ashtu mendohet se janë ato më dobët, por ndoshta duhet parë që kjo kombëtare ka patur rritje të madhe, duket kualiteti, vetëbesimi në fushë e që ky komb do të arrijë shumë lart”.
“E vështirë të gjej diçka në veçanti por ajo që ka ndryshuar me Silvinjon është se jemi një ekip, jemi të gjithë për njëri-tjetrin, vrapojmë për njëri-tjetrin dhe kjo është më e rëndësishme në futboll. Sigurisht ka kualitet individual, por më e rëndësishme është ekipi dhe kjo na bën të marrim këto fitore dhe të luajmë kaq mirë, ka ende për përmirësim dhe kjo është ende më e bukur, nuk ke arritur majën dhe të përmirësosh diçka”.
“Besimi te vetja? Të jep vetëbesim të dalësh në fushë, të përballosh kundërshtarët, t’i shohësh në sy dhe të thuash ‘sot do të mposht, do të dalësh i humbur e fitoj unë’. Është e rëndësishme, e kemi brenda për momentin, edhe fitoret radhazi apo mbrojtjet pa pësuar gol të jep vetëbesim”.
“Shpagim për mungesën ne Euro 2016? Mua askush nuk më ka borxh, nuk jam karakter që dorëzohem shpejt. Sigurisht kam qenë i mërzitur, por kam pasur momente të vështira, por nuk jam dorëzuar kurrë. Është gjë që e kam nga familja. Borxh i kam unë Shqipërisë dhe jo Shqipëria mua”, ka thënë Gjimshit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Nuk do ta harroj kurrë “Santiago Bernabeun”, lojtarët e Real Madridit pas ndeshjes u larguan me Ferrari” – Foda flet për ndeshjen me mbretërit
Florentino Perez u rizgjodh president i Real Madridit deri në vitin 2029
Kristjan Asllani, spikati me fanellën e Interit – lojtar i ndeshjes ndaj Empolit
Vogëlushi shqiptar që kaloi sigurimin në "Santiago Bernabeu" dhe mori përqafimin dhe fanellën e Kylian Mbappe
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
“Ne jemi skuadra më e keqe, ndoshta, në historinë e Manchester United” - Amorim flet pas ecurisë së dobët
Sir Alex Ferguson zbulon pendimin e tij më të madh sa ishte trajner i Man Utd
Van Dijk po largohet nga Liverpooli? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur
Objektivi i Barcelonës për verën preferon që t’i bashkohet Arsenalit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"E ka mësuar dhoma e rrëfimit çfarë të bëjë", Gresa godet produksionin e BBVK?
A po keqpërdorën punëtorët e Bangladeshit nga kompanitë në Kosovë?
“Ti je si qen i vogël”, përplasje e ashpër mes Xuxit dhe Drilonit
Vogëlushi shqiptar që kaloi sigurimin në "Santiago Bernabeu" dhe mori përqafimin dhe fanellën e Kylian Mbappe
Balje: Nuk e votoj Kurtin e asnjë qeveri pa u plotësuar kushtet e boshnjakëve
Haradinaj i ashpër me Gërvallën: Një bandite ordinere që s’e di çfarë flet