LAJMI I FUNDIT:

Nuk i ka arritur pritshmëritë te United, Dortmund tenton rikthimin e Sanchos

Nuk i ka arritur pritshmëritë te United, Dortmund tenton rikthimin e Sanchos

Jadon Sancho mund të largohet nga Manchester United pas dy viteve të kaluara te kjo skuadër.

Djajtë e Kuq kanë paguar 85 milionë euro për transferimin e tij, por Sancho nuk i arriti asnjëherë pritshmëritë në Old Traford.

Reprezentuesi anglez nuk po arrin të zë vend në formacionin bazë te United dhe largimi në ditët e fundit nga Djajtë e Kuq është mëse i mundur.


Manchester United iu vendos çmimet lojtarëve që janë në shitje – pretendojnë të fitojnë afërisht 300 milionë euro
Lexo po ashtu Manchester United iu vendos çmimet lojtarëve që janë në shitje – pretendojnë të fitojnë afërisht 300 milionë euro

Sky Sport ka raportuar se Borussia Dortmund ka shprehur interesim për rikthimin e Sanchos në ‘Signal Iduna Park’.

Megjithatë verdhezinjtë nuk janë të gatshëm të shpenzojnë këtë verë ndonjë shumë për anglezin, por duan huazimin e tij me mundësi blerje pas një viti.

23-vjeçari nuk bën pjesë në planet e trajnerit Erik Ten Hag i cili i ka dhënë vetëm 46 minuta në dy ndeshjet e para në Ligën Premier.

Dortmund pritet që gjatë ditëve të ardhshme të bëj përpjekje të reja për t’i siguruar shërbimet e anësorit këmbëshpejtë.

Man Utd duhet të shesë 12 lojtarë këtë verë për të blerë një qendërsulmues të ri
Lexo po ashtu Man Utd duhet të shesë 12 lojtarë këtë verë për të blerë një qendërsulmues të ri

Sa ishte pjesë e Dortmund, Sancho ka shkëlqyer në katër vite pasi nga 137 ndeshje zyrtare sa ka zhvilluar ka realizuar 50 gola dhe ka asistuar në 64 të tjerë.

Ndërkohë te United anglezi ka luajtur 81 ndeshje duke realizuar 12 gola e duke asistuar në gjashtë të tjerë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA shpjegon vendimin e diskutueshëm që çoi tek krijimi i peticionit që ndeshja e Euro 2024 të riluhet

UEFA shpjegon vendimin e diskutueshëm që çoi tek krijimi i peticionit që ndeshja e Euro 2024 të riluhet

Përfaqësueset
Krijohet peticion që ndeshja e Euro 2024 të riluhet, gati gjysmë milioni nënshkrime

Krijohet peticion që ndeshja e Euro 2024 të riluhet, gati gjysmë milioni nënshkrime

Përfaqësueset
Nëna e gjyqtarit shumë të kritikuar të Euro 2024 ndërron jetë tragjikisht

Nëna e gjyqtarit shumë të kritikuar të Euro 2024 ndërron jetë tragjikisht

Përfaqësueset
Si u prit Daku tek Rubin Kazani pas rikthimit nga Euro 2024 – tregon trajneri Rakhimov

Si u prit Daku tek Rubin Kazani pas rikthimit nga Euro 2024 – tregon trajneri Rakhimov

Ligat tjera
Lista me top 10-të lojtarët më të shpejtë në Euro 2024: Ylli i Real Madridit lë mbrapa atë të Barcelonës

Lista me top 10-të lojtarët më të shpejtë në Euro 2024: Ylli i Real Madridit lë mbrapa atë të Barcelonës

Përfaqësueset
Bayerni dëshiron ta largojë nga ekipi top yllin – tifozët krijojnë peticion kundër kësaj nisme

Bayerni dëshiron ta largojë nga ekipi top yllin – tifozët krijojnë peticion kundër kësaj nisme

Bundesliga
Kalo në kategori