Nuk janë paguar, hidhen në grevë punëtorët e hekurudhës në Shkup

Transporti hekurudhor i mallrave në Maqedoni është ndërprerë në mëngjesin e sotëm, kurse transporti hekurudhor i udhëtarëve do të zhvillohet deri në mesnatë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç informojnë nga ''HM Transport SHA Shkup'', një grup punëtorësh kanë vendosur që të ndërprejnë punën pa ndonjë paralajmërim. Atyre u është bashkangjitur edhe një grup tjetër të punësuarish të sektorit maqinerik dhe ekzekutiv.
Grupi i dytë i të punësuarve kanë deklaruar se kjo ndodhë për shkak të mospagimit të pjesës së dytë të rrogës së tetorit dhe se nuk kanë lidhje me sindiaktat, por është një veprim i pavarur./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
11/12/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































