LAJMI I FUNDIT:

NUK ËSHTË BIRI YT… FLI I QETË!

NUK ËSHTË BIRI YT… FLI I QETË!

Poezi nga: Sergio Guttilla

Po të ishte biri yt
do ta mbushje detin me anije
të çdo lloj flamuri.

Do të dëshiroje që të
gjithë bashkë me miliona
të bënin urën që ai
të kalonte.


Po të ishte biri yt do të hidheshe në det,
do ta vrisje peshkatarin që nuk ta huazoi barkën,
do të ulërije për të kërkuar ndihmë,
do të trokisje në dyert e qeverive.

Por rri i qetë,
nuk është biri yt.
Mund të flesh i qetë
E sidomos i sigurt.
Nuk është biri yt.

Është vetëm biri i humanizmit të humbur,
i humanizmit të ndytë, që nuk bën zhurmë.

Nuk është biri yt.
Fli i qetë,
nuk është i yti.
Ende jo…

Në trend Kultura

Më shumë
E LIDHUR ME BOMBA

E LIDHUR ME BOMBA

Poezi
Protestë!

Protestë!

Kulture
Një njeri në dy kohë

Një njeri në dy kohë

Kulture
FËRFLLUE N’ERË

FËRFLLUE N’ERË

Vepra e ndaluar e Shirin Neshatit: Heshtja rebele

Vepra e ndaluar e Shirin Neshatit: Heshtja rebele

Kritika ime ndaj këngës bamirëse të Band Aid-it shkaktoi një stuhi, por le të flasim për të ardhmen e Afrikës

Kritika ime ndaj këngës bamirëse të Band Aid-it shkaktoi një stuhi, por le të flasim për të ardhmen e Afrikës

Kalo në kategori