Dje (e mërkurë) shkas i temperaturave të ulëta i gjithë qyteti i Tiranës është mbuluar me dëborë, gjë e cila rrallë ndodh në kryeqytetin shqiptar.

Rënia e borës ka mahntiur shumë qytetarë, përfshirë edhe personazhet publike, të cilët nga gëzimi kanë dalë në ambient të jashtëm për të luajtur ose për të xhiruar me telefon.


Këngëtarja Jonida Maliqi është entuziasmuar shumë me rënien e dëborës, ndaj dhe ka vendosur që të ndajë me fansat një imazh shumë interesant në rrjetin social Instagram.

Ajo ka publikuar një fotografi në InstaStory, ku ka treguar se çfarë i ka ndodhur pemës së vitit të ri.

Jonida kishte vendosur që për fundvitin që shkoi të merrte një pemë prej vërteti, për ta rregulluar për festa, ndërkohë pasi ka mbaruar nata e vitit të ri, ajo ka vendosur pemën e saj në ballkon, dhe mbrëmë (e mërkurë) me rënien e borës pema ndryshoi tërësisht.

"Ja si përfundoi pema e vitit të ri", ka shkruar Maliqi në mbishkrimin e fotografisë, dhe në fakt duket shumë më ndryshe nga pema që e kishim parë për festa.

jonida Kështu përfundoi pema e vitit të ri në ballkonin e këngëtares Jonida Maliqi. Foto nga InstaStory.