Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka qortuar përfaqësuesin e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme Josep Borrell dhe emisarin në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak se nuk janë treguar më të rreptë në kërkesën e tyre që Marrëveshja e Ohrit për zbatimin e propozimit franko-gjerman të nënshkruhet zyrtarisht, gjë që do të shmangte paqartësitë për atë çfarë është pranuar e çfarë jo.
Cramon tha se “ishte gabim që i lamë të shkojnë [Vuçiqin dhe Kurtin] pa nënshkruar asgjë, dhe tani është e lehtë për Prishtinën të fajësojë BE-në dhe Beogradin pse nuk po ecet përpara”, raportojnë mediat serbe.
“Tani palët janë shumë selektive: ‘Unë mund të nënshkruaj atë që është e mirë për mua’, kurse tjetra thotë: ‘Do të nënshkruaj gjithçka, por do të doja të shihja fillimisht Serbinë, gjegjësisht Beogradin, ta bëj këtë’. Por nëse secili do të nisej nga ana e vet dhe përgjegjësia e vet, ne mund të ecnim përpara shumë më shpejt. Është në interes të popullit, në interes të rajonit dhe në interes të stabilitetit të kontinentit evropian”, tha Von Cramon, transmeton Telegrafi.
Në vitin kur mbahen zgjedhjet edhe për Parlamentin Evropian, raportuesja e atij organizmi ndërkombëtar për Kosovën vlerësoi se shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, nuk është marrë sa duhet me çështjen e Kosovës.
“Përfaqësuesi i Lartë [i BE-së] nuk është mjaftueshëm i njohur me ngjarjet në Ballkanin Perëndimor. Mendoj se ka ardhur vetëm një herë në Kosovë dhe një herë në Beograd. Nëse dëshiron të merresh vërtet me këtë rajon, duhet të bësh më shumë përpjekje dhe të jesh shumë më shpesh i pranishëm këtu”, vlerëson Cramon.
Ajo tha se i dërguari i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, ka bërë shumë dhe se nuk mund të fajësohet se nuk është mjaftueshëm aktiv, por nëse keni një përfaqësues të rangut të lartë që nuk ka interes të madh për rajonin, atëherë ndonjëherë ndodhin gjëra që dëmtojnë besueshmërinë e Bashkimit Evropian.
Ai (Borrell) vjen nga Spanja, shumë njerëz thonë se ai është i njëanshëm. Nuk e di, nuk e kam parë që ai nuk ishte i drejtë për Kosovën, por ka mjaft gjëra që tregojnë se ai nuk ka dëshmuar se ka pasur interes të mjaftueshëm për rajonin”, thotë Cramon.
Sipas saj, BE-ja duhet të tregohet më rigoroze, respektivisht më precize ndaj të gjithëve në Ballkanin Perëndimor, në lidhje me kushtet për reformat e sistemeve të brendshme.
“Bashkimi Evropian duhet të tregojë më shumë rigorozitet në lidhje me kushtet përpara se të japë para dhe të jetë shumë më i ashpër për këtë, por jo vetëm ndaj një vendi, por ndaj të gjitha qeverive dhe përfaqësuesve ekzekutivë në rajon njësoj”, tha Viola von Cramon. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi