Nuk arriti ta transferonte, Flick tregon se si do ta ndal Nico Willimasin në fundjavë

Hansi Flick u pyet se si planifikon të ndalojë Nico Williams në ndeshjen e dytë të Barcelonës në La Liga kundër Athletic Bilbao. Barça u përpoq të nënshkruante me Williams gjatë verës, por nuk mundi ta bindte me ofertën e saj financiare, kështu që i riu vendosi të qëndronte në klubin amë. "Në atë departament, ne kemi një lojtar me përvojë që do të kujdeset për të. Jules do të bëjë një punë të shkëlqyer në këtë drejtim", deklaroi Flick.

Francezi do të pritet të zhvillojë shumë duele kokë më kokë kundër Williams gjatë lojës.
Barcelona është në pritje të regjistrimit të Dani Olmo i cili erdhi nga RB Leipzig. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals












































