LAJMI I FUNDIT:

Nuk arrihet marrëveshja për çështjen e pagave të mësimdhënësve në Gostivar

Nuk arrihet marrëveshja për çështjen e pagave të mësimdhënësve në Gostivar

Pa zgjidhje konkrete dhe me paralajmërim për një takim të ri përfundoi takimi ndërmjet kryetarit të këshillit, Nasir Musliu dhe përfaqësuesve të administratës komunale, të inicuar pas ndërprerjes së procesit mësimor në njër shkollë fillore dhe pakënaqësisë së kuadrit arsimor për shkak të pagës së muajit nëntor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Organizata sindikale e punëtorëve të arsimit do të presë përfundimin e takimeve në komunë dhe paralajmërojnë hapa më radikal nëse nuk gjindet mënyrë që pagat të jepen deri ditën e mërkurë.

“Nga kryetari i këshillit mora garancë se shumica është për sjelljen e vendimit për pagesë. Vullneti për një vendim të tillë ekziston edhe te administrata komunale, por për atë se kur do të caktohet seancë e jashtëzakonshme, nuk kam informatë. Grupi ynë pesë anëtarësh është në kontakt të vazhdueshëm me anëtarët esindikatës dhe pushtetit komunal”, tha kryetari i organizatës rajonale, Tafa Ameti.


Nga komuna e Gostivarit, nëpërmjet shërbimit për informim, paralajmëruan se së shpejti do të ketë edhe një takim në të cilin do të shqyrtohen të gjitha pikat problematike dhe do të caktohet seancë e jashtëzakonshme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori