Nuhiu shënon golin e parë me APOEL-in në Ligën e Evropës

Atdhe Nuhiu ka gjetur golin e parë me fanellën e skuadrës APOEL Nicosia.
Sulmuesi i Kosovës ditë më parë është bashkuar me kampionin e shumëfishtë të Qipros.
Derisa në ndeshjen e tij të tretë ai ka shënuar edhe golin e parë.
Sulmuesi qendror ka realizuar në takimin e rrethit të tretë të Ligës së Evropës, përballë Zrinjski nga Bosnja dhe Hercegovina.
Mysafirët kaluan në epërsi, teksa APOEL fillimisht barazoi me Atzili, ndërsa në minutën e 26-të Atdhe Nuhiu shënoi për golin e epërsisë.
Pas 45 minutave të para, APOEL po udhëheq 2-1, teksa shihen si favorit për të kaluar tutje.
Nëse e kalon skuadrën boshnjake, APOEL në Play Off luan me fituesin e duelit Steaia – Liberec. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































