Drita ka marrë një fitore të lehtë në shtëpi, teksa ka mposhtur Feronikelin me rezultat të ngushtë 2-1.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ka mbetur i kënaqur me fitoren të cilën e realizuan futbollistët e tij në duel me Feronikelin.


Tekniku i ‘bardhekaltërve’ theksoi se ishte e rëndësishme për ta fituar këtë ndeshje, pasi që në vikend i pret një përballje e vështirë ndaj Prishtinës.

“Më vjen mirë për fitoren, uroj futbollistët. Dua të mbajë periudhën e mirë që kemi, dhe e di që na pret një ndeshje e vështirë të dielën”, tha fillimisht Nuhiu në “Super Sport Kosova”.

Drita Feronikeli 2

Ai më pas foli për lëndimin e Kastriot Rexhës dhe mungesën e Liridon Lecit.

Lëndimi i Rexhës? “Me Rexhën nuk kam biseduar dhe nuk di çfarë të them”.

Mungesa e Lecit? “Vendimi për mos aktivizim sot është marr nga kryesia, ai sot nuk ishte në plane dhe shpresojë të merret vendim sa më parë nga klubi për të”.

107812545 1153364651714698 6568694843928845195 n

Drita vazhdon të kryesojë renditjen tabelare në Superligën e Kosovës me 64 pikë, pesë më shumë se Ballkani që ndodhet në pozitën e dytë dhe gjashtë më shumë se Gjilani që ndodhet i treti. /Telegrafi/

telegrafi sport app