Drita ka vazhduar me fitore, ku ka marrë të tretën radhazi në BKT Superligë.
Gjilanasit kanë triumfuar me rezultat 0-5 në udhëtim te Feronikeli duke konfirmuar formën e mirë.
E trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu pas ndeshjes ka thënë se e respektuan kundërshtarin dhe luajtën me seriozitet të madh.
“Në ndeshjet e tilla është e rëndësishme qasja, serioziteti. Të dyja nuk munguan deri në fund të kësaj ndeshjeje”.
“Në ndeshjet e tilla duhet ta respektosh kundërshtarin. Duke e respektuar kundërshtarin, respekton edhe veten”.
“Provuam disa futbollistë të ri që stërviten me ne në skuadër. Tash, objektivi mbetet ndeshja e radhës, kjo nuk diskutohet”, tha Nuhiu.
Me këtë fitore Drita vazhdon të mbetet e dyta në tabelë me 52 pikë, sa ka edhe Gjilani në vendin e tretë derisa kanë tetë pikë më pak se lideri Ballkani. /Telegrafi/