Arsenali është larguar me pikë të plota nga FC Zurich falë triumfit në Letzigrund Stadion, në ndeshjen e parë të fazës grupore në Ligën e Evropës.
Topçinjtë bënë paraqitje më të mirë se ekipi zviceran, ashtu që kanë marrë edhe notë mesatare më të lartë.
Me një gol dhe një asistim, Marquinhos (8.9) është lojtari me vlerësimin më të lartë. Futbollisti shqiptar te mysafirët, Granit Xhaka (7.6), ka zhvilluar një tjetër ndeshje shumë të mirë.
Fidan Aliti (7.0) është lojtari me paraqitjen më të mirë nga shqiptarët te Zurichu, i ndjekur nga golashënuesi Mirlind Kryeziu (6.9), Bledian Krasniqi (6.7), Lindrit Kamberi (6.5) dhe Blerim Xhemaili (6.4).
Në dhjetë minutat e fundit, në këtë ndeshje u aktivizua edhe Donis Avdijaj (6.5) për ekipin nikoqir.
Në vijim është vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave, sipas SofaScore, në ndeshjen FC Zurich 1-2 Arsenal. /Telegrafi/