Kosova ka arritur të barazojë me Danimarkën (2-2), duke treguar që është  gatshme të matet edhe me kombëtaret e forta.

Djelmoshat e Bernard Challandes ishin dy herë në epërsi, duke treguar, lojë të bukur dhe me aksione.


Mbrojtja edhe kur ishte nën presing e nxirrte topin drejt sulmit me pasime dhe në qetësi.

Lojtarët që shkëlqyen në këtë takim ishin Amir Rrahmani dhe Bersant Celina.

Edhe pse shumica e lojtarëve janë të rinj, po luajnë me qetësi dhe kanë fituar përvojë.

Telegrafi Sport i ka vlerësuar lojtarët për paraqitjen e sotme.

Formacionin startues 

Aro Muriq 6.5

Nuk kishte shumë punë në pjesën e parë, duke e pasur vetëm një goditje në në kuadrat dhe e neutralizojë lehtë. Di të bëjë disa dalje të pakontrolluar që kanë mundur të na kushtojnë, por mbetet portier stabil.

muriqi

Mërgim Vojvoda 7.5

Ndeshja më e mirë e tij prej se luan për Kosovën. Mbron mirë, por dhe di të dal në sulm. I ka përmirësuar edhe harkimet në zonë dhe di të jetë i rrezikshëm.

Amir Rrahmani 8

Mbrojtësi i Dinamo Zagrebit kishte paraqitje brialiante. Ai përveç që e shënoi golin e parë dhe është i rrezikshëm në goditjet standarde, mbrojti mirë. Mbetet ndër më të mirët te Kosova.

54800155 269316723767853 2096660007201275904 n

Fidan Aliti 7

Mbrojtësi i Kalmarit si gjithmonë me paraqitje solide. Spastron zonën, di të pasojë mirë dhe e ruan qetësinë. Nuk kishte faj te asnjëri gol.

Leart Paqarada 6.5

Paraqitje e mirë, por mundet edhe më mirë. Në disa raste e vononte harkimin, kur kombinonte mirë me Celinën dhe Zenelin.

Herolind Shala 7

Kapiteni bëri paraqitje të kënaqshme. Po të mos ishte penallti që u shkaktua paqëllim, do të ishte ndër më të votuarit. E nxjerr skuadrën nga mbrojtja dhe pason saktë. Jep gjithmonë maksimumin.

54432866 307577906551072 3248911591399227392 n

Besar Halimi 7

Mesfushori kthehet të luajë si startues dhe e bën mjaftë mirë. Asiston te goli i parë dhe harxhon shumë energji duke vrapuar. Mundet edhe më mirë, pasi ka vizion për lojë.

Bersant Celina 8

Ylli i mbrëmjes së sotme. Pas një mungese prej pesë muajsh ai u kthye më i pjekur, si njeri dhe si lojtar. Merr topin, pason, gjuan, rrezikon. Lufton nga minuta e parë dhe shënon gol të bukur.

54798789 308236143220433 7878923041277739008 n 1

Milot Rashica 6.5

Ai nuk ka çfarë të dëshmojë pasi po luan me sukses në Bundesligë. Në pjesën e parë Kosova sulmonte në krahun e majtë më shumë gjë që e penalizoi. Challandes edhe e ruajti për ndeshjen me Bullgarinë, duke luajtur vetëm 45 minuta.

Arbër Zeneli 7.5

Mesfushori i krahut zhvilloi edhe një ndeshje të mirë me Kosovën. Kalon mbrojtësit, rrezikon me goditje dhe asiston te goli i dytë. Njëri prej më të mirëve në fushë.

gggggg

Vedat Muriqi 7

Sulmuesi prizrenas edhe një herë tregoi se di të luftojë me mbrojtës të fuqishëm. Di të bëjë hapësirë dhe pason topin në krahë. Ishte i pafat pasi në pjesën e parë ka mundur të shënojë.

Zëvendësimet dhe trajneri

Edon Zhegrova 5.5

Lojtari më i dobët i ndeshjes. E vonon pasimin, driblon pa nevojë dhe shpesh i irriton edhe tifozët. Ka talent të madh, por nuk e shfrytëzon si duhet. Nga një top i humbur i tij erdhi edhe penalltia.

54730372 310275079657642 4305260610326626304 n

Samir Ujkani 6

Kthehet ta ruajë portën pas mungesës në dy ndeshje. Nuk kishte asnjë faj te asnjëra gol. Mbetet kapiten dhe i respektuar nga lojtarët e tjerë.

Bernard Challandes 7.5

Trajneri ua ka injektuar besimin djelmoshave tanë. Ata luajnë me përgjegjësi në mbrojtje dhe dëfrehen në sulm.

i

Për të nuk ka lojtar të pazëvendësueshëm dhe arrin që çdo mungesë ta mbulojë shumë mirë. Kosova e tij ende nuk ka humbur. /Telegrafi/

telegrafi sport app