Chelsea e ka mposhtur Southamptonin në kuadër të javës së tetë në Ligën Premier me rezultat 1-4.

Golat për The Blues i shënuan Tammy Abraham (17’), Mason Mount (24’), N‘Golo Kante (40’) dhe Michy Batshuayi (89’), gjersa për vendasit shënoi Danny Ings (30’).


Chelsea ishte dukshëm skuadër më e mirë në fushë, derisa mori notën e përgjithshme 7.12, ndërsa Southamptoni u vlerësua me 6.15.

GettyImages 1179358073 Southampton vs Chelsea (Foto: Bryn Lennon/Getty Images/Guliver)

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim ishte Abraham, që mori notën 8.0, shkaku i golit të parë të shënuar.

Në anën tjetër, lojtari me paraqitjen me të dobët në këtë takim ishte portieri i vendasve, Angus Gunn, që mori vlerësimin 5.4.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

south Notat e lojtarëve të Southamptonit (Foto: WhoScored)

che 1 Notat e lojtarëve të Chelseat (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/

telegrafi sport app