Chelsea e ka marrë fitoren e parë në Ligën e Kampionëve pasi e ka mposhtur në udhëtim Lillen me rezultat 1-2.

Golat për The Blues i shënuan Tammy Ambraham në minutën e 22-të dhe Willian (78’), gjersa për francezët golin e vetëm e realizoi Victor Osimhen (33’).


Chelsea ishte për një nuancë skuadër më e mirë duke marrë vlerësimin 7.04, derisa Lille u vlerësua me 6.50.

GettyImages 1178619661 Lille vs Chelsea (Foto: Bryn Lennon/Getty Images/Guliver)

Lojtari më i këtij takimi ishte anësori brazilian që e shënoi golin e fitores për skuadrën londineze dhe mori notën 8.0.

Në anën tjetër, dështimi i këtij takimi ishte portieri i Lille, Mike Maignan, që mori vlerësimin 6.1.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

lille Notat e lojtarëve të Lilles (Foto: WhoScored)

che Notat e lojtarëve të Chelseat (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/

telegrafi sport app