LAJMI I FUNDIT:

Notat e lojtarëve, Kosova 1-1 Bullgaria: Zeneli yll, ndihmohet nga Muriqi e Rrahmani

Notat e lojtarëve, Kosova 1-1 Bullgaria: Zeneli yll, ndihmohet nga Muriqi e Rrahmani
Festa e futbollistëve të Kosovës pas golit të barazimit (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Kosova ka arritur të merr një barazim ndaj Bullgarisë (1-1), në një ndeshje që e ka dominuar pothuajse nga fillimi deri në fund.

Golin për Kosovën e shënoi Arbër Zeneli, me një goditje fantastike nga distanca.

Kjo është pika e parë në ndeshjen e parë dhe vjen pas një paraqitje fantastike.


Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja e Kosovës
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja e Kosovës

Një nismë relativisht e mirë e Kosovës në këtë fazë eliminatore, ku rastet e shumta nuk munguan, por fati ia ktheu shpinë.

Telegrafi Sport i ka notuar lojtarët që u paraqitën në ndeshjen Kosovë – Bullgari.


Skuadra startuese 

Aro Muriqi   6.5

I kishte dy goditje në portë dhe njëra doli të jetë gol, por pa faj të tij. Ende nuk është i saktë në dalje, por vazhdon të luajë mirë me këmbë.

Arijanet Muriqi (Foto: FFK)

Mërgim Vojovda 6.5

Nuk e përsëriti lojën me Danimarkën. Nuk i kishte daljet e mira në krahë dhe shpesh herë edhe nervoz. Mori kartonë të verdhë shumë herët dhe nuk ia arriti ta bëjë një harkim të mirë.

Amir Rrahmani 7.5

Përsëri larg më i miri në mbrojtje. Fiton duelet në ajër dhe luftën për çdo top, duke rikuperuar shumë. Rrezikon edhe njëherë në kokë, por jashtë. Ndër më të mirët në fushë.

Festa e bullgarëve pas golit të shënuar (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Fidan Aliti 7

Paraqitje solide e tij. Fiton duele, tenton që ta udhëheq lojën dhe të pasoj në krahë. Shpesh nuk ndihmohet nga mesfusha.

Benjamin Kololli 6.5

Një bast i humbur i trajnerit Bernard Challandes. Edhe pse nuk ishte 100 për qind, ai vendosi të luajë me të. Ai nuk arriti ta ndihmojë sulmin me daljet e tij.

Vojvoda (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Herolind Shala 6.5

Edhe këtë ndeshje e bën atë që e bën gjithmonë. Lufton shumë dhe e jep më të mirën e tij. Ndërrohet pasi Kosovës i duhej goli dhe sulmi.

Hekuran Kryeziu 6.5

As ky nuk ishte 100 për qind. Goli i pranuar gabim i tij, pasi ai ishte duke e markuar Vasil Bozhikovin. Kapiteni këndellet dhe bën paraqitje të mirë deri në fund.

Shala në aksion (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Bersant Celina 6.5

Nuk e përsëriti ndeshjen me Danimarkën. Kishte rast të mirë për gol në pjesën e parë, por portieri ia ndali. Është pjekur si futbollist dhe e pranon zëvendësimin në qetësi.

Milot Rashica 6.5

I pafat. Lojtari më i pafat i Kosovës në këtë ndeshje. Kishte disa raste, por që portieri dhe një herë mbrojtësi ia largoi nga vija. Më mirë luan në qendër se sa në krahë.

Rashica pati rast të mirë shënimi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Vedat Muriqi 7.5

Ndër më të mirët në fushë. Lufton shumë dhe fiton duele në ajër. Topin e ulur u shpërndanë për lojtarët e krahëve. E goditi shtyllën, por nuk kishte fat.

Arbër Zeneli 8

Lojtar i ndeshjes. Në pjesën e parë duket pak, por në të dytën shpërthen. Shënon një gol të jashtëzakonshëm nga distanca. Edhe një goditje dënimi e gjuan bukur, por nuk kishte fat. Pa dyshim më i miri sonte.

Zeneli duke festuar golin e barazimit (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Zëvendësimet 

Besar Halimi  7

I dha ritëm lojës. Merr topin dhe krijon shumë. I saktë në pasime dhe fiton edhe faule.

Edon Zhegrova 6.5

Përmirësohet nga ndeshja e shkuar. Pason më shpesh e tenton edhe portën. Rrezikon bukur njëherë, por i pafat.

Leart Paqarada 6.5

Nuk kishte kohë të bënte më shumë ndryshime. Tenton disa herë të del në krahë. Ndoshta ka qenë më mirë të luajë nga fillimi.


Trajneri 

Bernard Challandes 7

Trajneri iu besoi dyshes Kolloli-Kryeziu, edhe pse nuk ishin 100 për qind. Pjesa e parë i eci keq, ndërsa në pjesën e parë skuadra e tij u këndell.

(Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

E meritoi fitoren pasi zëvendësimet i kishte të qëlluara.


/Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Liga e Evropës
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Ndërkombëtare
Të gjithë e panë festën e egër të Rudigerit kundër Atletico Madridit, por a e patë çfarë bëri Valverde?

Të gjithë e panë festën e egër të Rudigerit kundër Atletico Madridit, por a e patë çfarë bëri Valverde?

Liga e Kampionëve
Mikel Arteta po synon ribashkimin me ish-sulmuesin e Man Cityt tek Arsenali

Mikel Arteta po synon ribashkimin me ish-sulmuesin e Man Cityt tek Arsenali

Premier League
Kalo në kategori