Juventusi ka regjistruar fitore bindëse përballë Sampdorias në ndeshjen e javës së 32-të në Serie A që u zhvillua në Allianz Stadium.

Nikoqirët ishin shumë më të mirë (7.32) se mysafirët (6.22), prandaj kanë marrë edhe notë mesatare më të lartë.


Futbollisti më i mirë në fushë ishte Douglas Costa (9.0), i cili u inkuadrua nga banka rezervë për të qenë arkitekti i të tre golave.

juventuss (Foto: Getty Images)

Golashënuesit Sami Khedira (7.9), Mario Mandzukic (7.7) dhe Benedikt Hoewedes (7.7), janë vlerësuar po ashtu me nota të larta.

Notat e lojtarëve mysafirë ishin kryesisht të ulëta, ndërsa portieri Emiliano Viviano (5.3), i cili pranoi tre gola, ka marrë notën më të ulët.

Notat e lojtarëve të të dyja skuadrave:

juventus (Foto: WhoScored)

samp (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/

telegrafi sport app