Juventusi ka fituar ndaj Atalantas në Allianz Stadium për t'u shkëputur në krye të tabelës.

Nikoqirët bënë paraqitje shumë më të mirë dhe nota mesatare e tyre është 7.20, ndërsa nota mesatare e mysafirëve është 6.06.


Dy golashënuesit, Gonzalo Higuain (8.9) dhe Blaise Matuidi (8.4), janë vlerësuar me notat më të larta te Zonja e Vjetër, të shoqëruara nga Giorgio Chiellini (8.0) dhe Paylo Dybala (8.0).

Stephan Lichtsteiner (6.4) dhe Gianluigi Buffon (6.5), i cili nuk pati shumë punë për të bërë, janë vlerësuar me notat më të ulëta te vendasit.

Gianluca Mancini, i cili u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë, ka marrë notën më të ulët te Atalanta (5.2), derisa portieri shqiptar, Etrit Berisha (5.7), po ashtu ka marrë notë të ulët.

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

juventusnotat (Foto: WhoScored)

atalantanota (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/

telegrafi sport app