Notat e lojtarëve, Inter 4-3 Barcelona: Magjia e Yamal 'humbet' nga pritjet e Sommer

Ndeshja e dytë gjysmëfinale mes Interit dhe Barcelonës ka dhuruar një përballje dramatike, që përfundoi me fitore 4-3 për Interin, pas një barazimi 3-3 në kohën e rregullt. Interi siguroi finalen e Ligës së Kampionëve.
Davide Frattesi që shënoi golin e fitores në minutën e 99-të. Golat e mëparshëm ishin shënuar nga Lautaro Martinez (21'), Hakan Calhanoglu (42' - pen.), dhe Francesco Acerbi (120').
Për Barcelonën shënuan Eric Garcia, Dani Olmo dhe Raphinha, ku me golin e këtij të fundit u mendua se ndeshja përfundoi, por Interi barazoi dhe në vazhdime fitoi.
Yann Sommer dhe Denzel Dumfries me notën 8.1 ishin më të mirët te Interi, që siguruan finalen e Ligës së Kampionëve.
Po ashtu paraqitje stabile kishin edhe Martinez (7.5), Acerbi (7.3), Fratessi (7.3) dhe Mehdi Taremi (7.3).
Te Barcelona më i miri në fushë ishte Lamine Yamal me notën 8.6, ndërsa Gerard Martin kishte notën 8.1, pasi dhuroi dy asistime.
Pau Cubarsi ishte lojtari më i dobët në këtë takim, duke u vlerësuar me notën 6.3.
Notat e lojtarëve të Interit dhe Barcelonës
/Telegrafi/


















































