Notat e lojtarëve, Chelsea 1-1 Arsenal: Sanchez më i miri, Caicedo dështim

Në ndeshjen e javës së 13-të të Ligës Premier, Chelsea dhe Arsenal barazuan 1-1 në një përballje ku rezultati nuk ofroi shumë spektakël.
Chelsea kaloi në avantazh me Trevoh Chalobah në minutën e 48-të, por Arsenal barazoi shpejt me një gol të Mikel Merino në minutën e 59-të.
Lojtari i Chelseat, Moises Caicedo, u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të ashpër.
Sipas vlerësimeve të SofaScore, mesfushori Caicedo u rendit si lojtari më i dobët në ndeshje me notën 5.8, ndërsa Robert Sanchez ishte lojtari më i mirë i Chelseat me notën 8.3, i ndjekur nga Reece James me 7.8.
Te Arsenali, më i miri ishte Mikel Merino me 7.4, ndërsa Eberechi Eze u vlerësua si më i dobëti me 6.3.
Notat e lojtarëve të Chelseat dhe Arsenalit
/Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































