Notat e lojtarëve: Bournemouth 1-3 Manchester City, David Silva më i dalluari

Manchester City e ka mposhtur Bournemouthin në javën e tretë të Ligës Premier me rezultat 1-3, duke qëndruar dy pikë mbrapa liderit, Liverpoolit.
Golin e vetëm për vendasit e realizoi Harry Wilson, ndërsa për Citizens në formë ishte Sergio Aguero që realizoi dy dhe një Raheem Sterling.
Kampioni në fuqi i Ligës Premier ishte skuadër për një nuancë më e mirë, duke marrë vlerësimin 7.05, ndërsa Bournemouth mori notën 6.31

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë përballje ishte mesfushori i Cityt, David Silva që mori notën 8.7, shkaku i dy asistimeve të bëra.
Nga ana tjetër, lojtari me paraqitjen më të dobët në këtë takim ishte mbrojtësi i vendasve, Adam Smith, që mori vlerësimin, 5.6
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë të të dyja skuadrave:


/Telegrafi/






















































