Liverpooli ka fituar 3-0 ndaj Bournemouthit në kuadër të javës së 16-të në Ligën Premier.

Golat për The Reds i shënuan Alex Oxlade-Chamberlain (35’), Naby Keita (44’) dhe Mohamed Salah (54’).


Liverpooli ishte skuadër më e mirë ën fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.35, ndërsa Bournemouth u vlerësua me 6.27.

GettyImages 1192496813 Bournemuth vs Liverpool (Foto: Michael Steele/Getty Images/Guliver)

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë sfidë ishte Naby Keita që mori notën 9.2 shkaku i golit dhe asistimit të bërë.

Xherdan Shaqiri kishte paraqitje të mirë për më pak se dhjetë minuta që luajti, duke u vlerësua me 6.1.

Ai që dështoi ta tregonte vetën në këtë ballafaqim ishte Callum Wilson që mori vlerësimin 5.8.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

bou Notat e lojtarëve të Bournemouthit (Foto: WhoScored)

shaqiri Notat e lojtarëve të Liverpoolit (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/

telegrafi sport app