Bayern Munichu ishte edhe njëherë i pandalshëm në Ligën e Kampionëve duke triumfuar përballë Benficas dhe duke u kualifikuar në fazën e eliminimit direkt.

Bavarezët ishin skuadra bindshëm më e mirë, ashtu që nota e tyre mesatare është më e lartë se ajo ekipit portugez.


Pa konkurrencë sa i përket lojtarit të ndeshjes ishte Robert Lewandowski (9.8), i cili realizoi het-trik në këtë takim. Pas tij ndodhen anësorët Leroy Sane (8.1) dhe Kingsley Coman (8.0).

Qendërmbrojtësi i Benficas, Jan Vertonghen (6.0), ka marrë vlerësimin më të ulët në këtë sfidë.

SofaScore ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave në ndeshjen Bayern Munich 5-2 Benfica. /Telegrafi/

telegrafi sport app